Përfaqësuesit e PD dhe LSI, në Këshillin Politik ku duket se është arritur marrëveshja për reformën zgjedhore, u shprehën se sonte është arritur një akord i rëndësishëm.
Bylykbashi dhe Vasili thanë se dështoi përpjekja e Edi Ramës për kapjen e komisioneve të administrimit zgjedhor.
Ata theksuan se në zgjedhjet politike që po vijnë, formula e komisioneve të administrimit zgjedhor, do të ngelet sic është aktualisht.
Përfaqësuesit e Opozitës, vunë në dukje se është arritur identifikimi biometrik i votuesve. Tashme, Keshillit Politik u kane ngelur pak çeshtje per te negociuar.
LEXO EDHE:
Arrihet dakordesia për administrimin zgjedhor, përfshihet identifikimi elektronik 100%
Detajet e marrëveshjes për ‘Zgjedhoren’, si do zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i KQZ