Aktualitet

Bylykbashi: Edi Rama ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, tha se është arrestuar në Bolonja por nuk e ka deklaruar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 02/04/20 |
mapo.al

Në një intervistë për gazetën më të madhe sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”, kryeministri Edi Rama u shpreh se ishte ndaluar nga policia italiane në Bolonja. “Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti“, tha Rama.



Nisur nga kjo deklaratë, Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit. Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi thotë se kreu i qeverisë nuk e ka deklaruar ndalimin nga policia italiane. Sipas tij, Rama ka kryer të njëjtën shkelje si ish-deputetët që tashmë iu është hequr mandati.




Formulari i vetëdeklarimit të kryeministrit Rama

Reagimi i plotë
Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.

‎Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.

Sa per t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.

Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia. 

LEXO EDHE: 

PD e akuzoi se ka fshehur arrestimin në Bolonja, Rama korrigjon deklaratën


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas