Aktualitet

Bylykbashi: Kë gënjeu Rama, mediat italiane apo formularin e dekriminalizimit?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:18 - 03/04/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ngre një pyetje ndaj kryeministrit Rama, nëse ky i fundit ka gënjyer median italiane apo në formularin e dekriminalizimit. “Edi Rama duhet të sqarojë shumë thjeshtë nëse vërtet është arrestuar nga policia italiane apo ka gënjyer”-shkruan ish-deputeti.


Statusi i plotë i Bylykbashit:


Edi Rama ende nuk eshte pergjigjur: ka genjyer median italiane apo ne formularin e dekriminalizimit.


Kryeministri ose genjen per propagande ose thjesht ka te njejtin problem me ligjin e Dekriminalizimit si ai grupi i deputeteve te partise se tij qe u larguan nga ligji.


Edi Rama duhet te sqaroje shume thjesht nese vertet eshte arrestuar nga policia italiane apo ka genjyer. Ky sqarim eshte detyrim ligjor pavaresisht pandemise. Pjesen tjeter per te nxjerre te verteten dhe vendimmarrjen e kane detyre dhe pergjegjesi ligjore institucionet e Dekriminalizimit, duke filluar nga Prokuroria qe duhet te jete e paanshme ne zbatimin e ligjit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas