Kryesore

Bylykbashi dhe Vasili: Reforma Zgjedhore vetëm me konsensus, ndryshe kriza politike thellohet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:40 - 11/05/20 |
mapo.al

Pas mbledhjes online të Këshillit Politik, dy përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, deklaruan për mediat se kërkuan konsensusin e mazhorancës për mbylljen e draftit të Reformës Zgjedhore brenda muajit Maj.


Sipas përfaqësuesit demokrat, deri tani opozita është ndeshur vetëm me refuzim nga mazhoranca për propozimet e saj, ndërsa akuzoi shumicën parlamentare për mungesë vullneti në finalizimin e draftit të përbashkët.


“Këshilli Politik duhet ta mbyllë brenda datës 31 maj. Është objektivi i opozitës që pa humbur kohë kjo reformë të shkojë drejt përmbylljes me konsensus. Ajo që ne ngulëm këmbë është që para se të ecim më tutje, duhet të jetë e qartë se kush është vullneti politik i mazhorancës në lidhje me propozimet e rëndësishme që ka bërë opozita e bashkuar në lidhje me çështjet madhore për të cilat ka drafte dhe propozime konkrete dhe jemi ndeshur vetëm me refuzim nga mazhoranca për propozimet tona.


Ne do qëndrojmë fort për të gjetur zgjidhje konsensuale me asistencën e OSBE/ODIHR që brenda 31 majit reforma të jetë mbyllur dhe më pas t’i drejtohemi betejave të tjera politike për konfirmimin e legjitimitetit të pushtetit që është vetëm nëpërmjet zgjedhjeve. Deklaratat e Gjiknurit tregojnë mungesën e vullnetit politik të mazhorancës për të bërë një punë të bazuar në konsensus në komisionin e reformës. Opozita kërkon shprehjen e qartë nga ana e mazhorancës kush është vullneti i saj për çështjet që opozita ka bërë propozime konkrete. Ne nuk i rikthehemi asnjë çështje, ne çështjet i kemi mbi tryezë”, u shpreh Bylykbashi.


Ndërsa Petrit Vasili tha se propozimet e opozitës ezaurojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Sipas tij, nëse mazhoranca voton e vetme Reformën Zgjedhore, siç edhe është tendenca shtoi ai, kjo do të thellonte edhe më shumë krizën politike që po kalon vendi.

Kjo është reformë nul, nëse është reformë pa opozitën. Do të ishte një kthim pas, një krizë politike akoma edhe më mbrapa. Mazhoranca të heqë dorë nga votimi i njëanshëm”, tha Vasili.

Lidhur me votën e emigrantëve, Bylykbashi u shpreh:

“Ekspertët kanë gjetur një zgjidhje optimale. Meqë vota e emigrantëve do të zhvillohet në distanca, nëpërmjet postës. Ajo mund të kërkojë më shumë kohë dhe elementë teknik që në ti parashikojmë deri në detaje, këtë të drejtë ia kemi deleguar KQZ. Pra  aktet nënligjore të KQZ do të përcaktojnë si do ushtrohet vota e emigrantëve pasi ata të regjistrohen, sepse nuk mund të jetë emigranti edhe këtu edhe emigrant”.

LEXO EDHE:

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Opozita kërkon të fshijë atë që është arritur


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas