Aktualitet

Bylykbashi: Pa teknologjinë në zgjedhje, dakordësitë e tjera për ‘Zgjedhoren’ s’kanë vlerë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:36 - 29/05/20 |
mapo.al

Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se në rast se nuk do të ketë identifikim të plotë biometrik, atëherë çdo konsensus i arritur në pikat e tjera në këtë tryezë është i kotë. Që do të thotë nëse ky kusht i opozitës nuk do të realizohet, atëherë reforma Zgjedhore është në rrezik.


“Sot këshilli politik vazhdoi diskutimin që çështjen e rëndësishme që dje shkaktoi debat, refuzimin e PS për të futur verifikimin biometrik të zgjedhësve me qëllimin e vetëm për të bllokuar mbushjen e kutive, pa u siguruar kjo numërimi i votave do ishte i falsifikuar.


Refuzimi edhe sot, jo vetëm është një kundërshtim nga çështjet kryesore bën të pamundur arritjen e konsensusit, siç është administrimi i zgjedhjeve, roli që do të ketë Kolegji Zgjedhor. Për këtë bën propozim, duke sugjeruar që të jetë GJK trupa që do të shqyrtonte shkeljen e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe kandidatëve, e pamundur që të shkohet më tej.”-tha Bylykbashi.


Bylykbashi, theksoi më tej se, nëse PS do të reflektojë për këtë çështje, do i hapet rruga edhe kompromiseve të tjera, në të kundërt skanë vlerë.


Nëse PS do të reflektojë dhe do të heqë dorë nga zvarritje dhe reflektuar për këtë çështje i hapet rruga kompromiseve të tjera. Propozimi i opozitës është futja teknologjisë në votim, votim dhe numërim në të gjitha qendra e votimit. Duke ditur që teknologjia është e gatshme dhe e demostruar të gjithë aktorëve, është e mundshme të zbatohet.

Kemi pranuar që të ecet me identifikim bimetrik për pjesën tjetër. Një pjesë e madhe e kutive në ditët e zgjedhjeve do të mbyshen nga ata që lejojnë votën e emigrantëve kur emigrantët s’votojnë, apo komisionerët të mbushin kutinë haptazi kriminale. Nëse nuk bëhet ajo që sugjerojmë ne, procesi zgjedhor është i pamundur për certifikim të zgjedhjeve.”-tha Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi vlerësoi se qeveria tranzitore është një kërkesë e padiskutueshme.

“Qeveria transitore është kërkesë e padiskutueshme, prandaj s’pati kompromis për rolin e policisë. Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë që kjo garanci të jetë e plotë në legjislacion. KQZ nuk është diskutuar dhe do jetë pjesë e hapësirave për kompromis. Ia bëmë të qartë mazhorancës që pa dakordësi për identifikimin biometrik, të gjitha dakordësitë e tjera nuk ka vlerë. Ka ende hapësirë që të reflektojnë dhe që të bien dakord në interes të shqiptarëve jo të kryeministrit Edi Rama”, tha Bylykbashi.


Etiketa: , ,

Pas