Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka publikuar një variant të fletës së votimit për zgjedhjet e ardhshme, ku në përmbajtjen e saj vendosen edhe listat e hapura, por edhe mundësia e koalicioneve.
Kryeministri Rama ka thënë se koalicionet do hiqen pikërisht se s’mund të pasqyrohen në fletën e votimit për shkak se ajo do të ishte shumë e gjatë madje duke përdorur termin “libër i trashë” ose “do shtriheshin deri te Sheshi “Skënderbej”“.
Por në fakt nuk rezulton kështu. Për demokratin “Fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama. Do të vazhdojë të jetë e thjeshtë”, shton ai. “Më poshtë një shembull i fletës së votimit me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore. Shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore”, tha Bylykbashi.
Gazeta MAPO në Coverin e sotëm publikoi variantin e fletës së votimit me lista të hapura, duke marrë si model fletën e votimit në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë. Në anën e majtë të saj votohet për partinë përkatëse dhe në anën e djathtë, zgjidhen kandidatët duke vënë shenjën e votimit në një prej numrave të vendosur.
Varianti i fletës së votimit i publikuar nga MAPO në numrin e sotëm print
Numri i korrespondon kandidatit të caktuar sipas listës së partive. Pikërisht ky variant mundëson edhe koalicionet në zgjedhje pasi fleta e votimit është plotësisht e menaxhueshme, ndryshe nga sa shprehet kryeministri Edi Rama. Një ditë më parë mazhoranca u njoh me propozimin zyrtarë të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, për të mundësuar hapje 100% të listave të kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
LEXO EDHE: