“Diskutimet për çështje të tjera përtej atyre të marrëveshjes së 5 qershorit, duhet të bëhen vetëm në tryezën e Këshillit Politik, me gjithëpërfshirje e konsensus dhe pa trysninë e faktit të kryer”.
Kështu u shpreh përfaqësuesi i PD në tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi, gjatë prononcimit për mediat në përfundim të mbledhjes.
Bylykbashi akuzoi mazhorancën se kërkon t’i heqë mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike pasi “duan pazare me dyer të mbyllura”.
“Opozita siç kish deklaruar zbatoi atë pjesë tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit që përfshihet ën rekomandimet e OSBE -ODIHR në pikën 11 për shitblerjen e votës presionin mbi zgjedhësit abuzimet me burimet shtetërore e tjetër vepër penale që dëmton zgjedhjet.
U dakordësua dhe është e detyrueshme për parlamentin për ta miratuar pa ndryshime sic është rënë dakort më 14 janar dhe 5 qershor, ajo që është miratuar këtu duhet miratuar pa ndryshime.
Është dhe një element tjetër, depolitizimi i administratës zgjedhore, në të ardhmen pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare e vendore, administrata duhet te jetë mikse dhe vendimmarrësit s’do jenë politikë por të përcaktuar jashtë politikës. Partitë pol do kenë rolin e tyre në monitorimin e procesit, detyrë që këshilli politik ende duhet ta përmbushë pas diskutimeve dhe mbi bazën e marrëveshjes.
Çdo veprim i njëanshëm që siç e thonë sot dhe partnerët ndërkombëtarë, minon e nxjerr nga shinat arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit e produktin e saj, është i papranueshëm e nuk është për diskuitim përvecse në këshillin politik me gjithëpërfshirje e konsensus“, u shpreh Bylykbashi.
Petrit Vasili
Zv/kryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të imponojë ndryshimin e Kushtetutës brenda 6 ditësh.
“Për listat e hapura, opinioni publik duhet ta dijë që propozimi fakt i kryer është depozituar vetëm para 2 ditësh në tavolinën e këshillit politik e ku diskutimi është imponuar që të kryhet brenda 6 ditësh. Nëse për kodin elektoral u deshën mbi 6 muaj kërkohet që kushtetuta e vendit të ndryshohet vetëm për 6 ditë.
Këshilli Politik është i vetmi forum gjithëpërfshirës që diskutohen edhe këtë çështje jo në logjikën e faktit të kryer e jo për 6 ditë. Ndryshime për të cilat ska nevojë për ti hedhur hi syve shqiptarëve, janë ndryshime që duan ti japin shqiptarëve atë mundësi zgjedhore që do donin por do i zgjidhnin vete.
Opozita në këshill mbetet e palëkundur që të diskutojmë cdo cështje, duke përfunduar 5 qershorin me cdo cështje por pa logjikën e faktit të kryer pa trysninë e imponimit dhe ta vendosi populli. Se në emër të vullnetit të popullit flasin hajdutët e votave të popullit të certifikuar si të tillë”.