Aktualitet

Bylykbashi: Reforma Zgjedhore do të realizohet jashtë parlamentit ilegjitim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:52 - 14/01/20 |
mapo.al

I mandatuar nga opozita për të negociuar nisjen e punës së reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi, gjatë një bisede në studion e News 24 ka bërë të qartë se kjo reformë nuk do të diktohet në asnjë rast apo mënyrë nga qeveria dhe se gjithë vendimmarrja për ndryshimet në kodin zgjedhor dhe implementimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR, do të merret në mënyrë konsensuale jashtë Parlamentit ilegjitim.


“Marrëveshja garanton një proces të reformës zgjedhore, garanci që merren në një marrëveshje në letër, pra një marrëveshje zgjedhore konsensuale nga fillimi deri në fund. Pra deri në miratim, çfarë është rënë dakord mos të ndryshohet nga shumica në parlament dhe kjo të bëhet me asistencën ndërkombëtarë, për të garantuar standarde ndërkombëtare”, – tha Bylykbashi.


Sipas ish-deputetit demokrat, marrëveshja konfirmon atë që PD ka kërkuar prej tetorit, që kjo reformë të bëhet jashtë parlamentit ilegjitim.


“Mbi të gjitha, tashmë marrëveshja e merr të mirëqenë faktin se ka një krizë shumë të thellë politike. Që parlamenti nuk e ka legjitimitetin e tij që reforma zgjedhore të ndodhë aty, por duhet të ndodhë në një ambient politik, një instrument politik i cili garanton përfshirjen e opozitës, që jemi ne.


Opozita ka propozuar një reformë konsensuale që nuk ndryshon pasi bihet dakord, bëhet më të huajt dhe mbi të gjitha me një instrument jashtë parlamentit. Nëpërmjet reformës zgjedhore ne synojmë të largojmë kriminelët, që policia e shtetit të mos bëhet palë me kriminelët, financimi i partive politike të jetë i pastër e të tjera me radhë. Pra, ti vëmë prangat në duar Edi Ramës dhe eskortës që ka pas. Ajo që ka rëndësi është fakti që Partia Socialiste, parlamenti i kontrolluar nga Partia Socialiste, ka pranuar atë që ne thamë më herët, që reforma zgjedhore të zhvillohet jashtë një institucioni që sot nuk ka legjitimitet, që është parlamenti”, – u shpreh Bylykbashi.

Bylykbashi dha disa detaje që synohen të dalin si produkt i kësaj reforme. Sipas tij do të synohet minimizimi në maksimum i shitblerjes së votës.

“Së shpejti do të ngrihet Këshilli politik i cili do të autorizojë më pas përfaqësuesit politikë për të punuar me ekspertët e për të prodhuar rezultat. Reforma zgjedhore synon vendosjen e garancive, atyre dispozitave të cilat do ta frenojnë, në mos ta shkulin plotësisht problematikën. Nëpërmjet rritjes së transparencës së financimit të partive politike, reduktohen hapësirat që paraja kriminale të futet në proces.

Është një qaje me shumë pika për të trajtuar një problem që është problemi i vetëm tmerrësisht i rrezikshëm. Janë dhe rregullat se si të frenohet qeveria nga ushtrimi i presionit mbi administratën publike që të mos detyrohen të dalin për të rritur numrin e pjesëmarrjes në votim”.


Etiketa: ,

Pas