Aktualitet

Bypass-i Fierit pa sinjalistikë, kaos me trafikun gjatë verës






               Publikuar në : 13:22 - 20/07/19 |
mapo.al

Mungesa e sinjalistikës në By-Passin e Fierit shkakton kaos për drejtuesit e mjeteve, të cilët ngatërrojnë rrugën. Në pjesën fundore të bypass nuk ka asnjë tabelë orientuese. Ky aks rrugor është shumë i mbingarkuar edhe për shkak të frekuentimit të vijës bregdetare në jug të vendit.


Problematika rendohet edhe me tepër për turistet e huaj që vijnë për pushime, por edhe drejtimi për në pikën kufitare.

Ky bypass lidh Shqipërinë e mesme me jugun dhe vijën bregdetare nga Vlora në Sarandë. Hapja e këtij bypassi në fillim të sezonit turistik ka shmangur trafikun brenda në qytetin e Fierit, por mungesa e mbikalimeve, ka sjellë probleme për fermerët e zonës.


Etiketa:

Pas