Pas një ore debate dhe diskutime, është mbyllur mbledhja e Byrosë dhe është marrë vendimi për 6 deputetët e opozitës dhe ministrin Bushati.
Pas incidenteve në seancën e sotme plenare në Kuvend, Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati për 10 ditë.
Debatet në Byronë e Kuvendit
Paloka-Hysenit: Kam bërë burg për politikë, po kurrë për vjedhje pronash
Flamur Noka: Solla miell nga kuksianët e mia, sepse ata aq mundësi kishin, mbase Rama do miell tjetër
Ervin Salianji: Keni prova ose fakte që vërtetojnë demin tim? Kemi dëgjuar që vetëm mielli e sjell në vete, e futëm në kuvend. I kam futur tek e tek.
Endrit Braimllari: Kryeministri ofendoi rëndë shqiptarët. Frazat e Ramës juve ju duken poezi por ato janë ofendimet më të rënda që i bëhen popullit. Shqiptarët janë provokuar nga Edi Rama duke i krahasuar me organ gjenital. Ky kryeministër e ka humbur te drejtën legjitime për të drejtuar tani cdo gjë i mbetet në dorë popullit. Ministri i Jashtëm është sjellë si një ordiner. Provokoi rendë opozitë duke i hedhur ujë.