Ish bashkëshortja e Nicolas Cage, Erike Koike pretendon se ka të drejtë të përkrahet ekonomikisht nga aktori dhe dëshiron që t’i paguajë edhe tarifat ligjore.
Nicolas Cage dhe Erike Koike patën një martesë që zgjati vetëm katër ditë, e megjithatë, TMZ raporton se Koike kërkon përkrahje ekonomike pasi pretendon se i humbi mundësitë për të zhvilluar karrierën e saj, për shkak të reputacionit të dëmtuar nga divorci i tyre.
Cage dhe Erike Koike morën vendimin për t’u martuar, pasi u dehën në një lokal në Las Vegas. Aktori i Hollivudit deklaroi pas ndarjes së tyre se martesa ishte një kurth nga ana e Koike, ndonëse kjo e fundit nuk e kundërshtoi kërkesën për divorc.
Kjo është martesa e katërt e Nicolas Cage. Ai ka qenë më parë i martuar me Patricia Arquette (1995-2001). Cage i propozoi Arquette-s kur ishte 18 vjeç. Asokohe ajo nuk pranoi, por nëntë vite më vonë Patricia e propozoi vetë aktorin.