Aktualitet

Cagliari mposht Torino-n me “poker”, Simeone është unik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:58 - 27/06/20 |
mapo.al

 


Cagliari ka mundur 4-0 Torino-n në ndeshjen e javës së 28-të të Serisë A të luajtur mbrëmje sotme në Sardegna Arena.


Nandez (12′) dhe Simeone (17′) i kanë dhuruar një avantazh të dyfishtë të shpejtë vendasve.


Djali i Diego Simeone-n ka vendosur një rekord me golin e realizuar sot.


 

Ai, në fakt, është bërë lojtari i vetëm i lindur pas 1 janarit të 1995-ës që ka shënuar më shumë se 40 gola në Serinë A (41 në total).

Goli i tretë i sardëve ka ardhur sapo ka filluar pjesa e dytë dhe është realizuar nga Nainggolan me një gjuajtje të saktë nga jashtë zone.

Më pas është zgjuar Torino, që ka rihapur ndeshjen duke shënuar dy gola në harkun e gjashtë minutave me Bremer (60′) dhe Belotti-n (66′). Gjithsesi vendasit janë kundërpërgjigjur dy minuta më mbrapa me penalltinë e realizuar nga Joao Pedro, që ka fiksuar shifrat në 4-2.

Cagliari mbetet në vendin e 10-të me 38 pikë, ndërsa Torino në të 14-in me 31.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas