Aktualitet

Cakaj mbyll vizitën në Maqedoninë e Veriut, takim me Talat Xhaferin







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:42 - 19/09/20 |
mapo.al

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përfundoi vizitën zyrtare dy ditore në Maqedoninë e Veriut duke zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.


“Pafundësisht i lumtur me ngritjen e pashembullt të përfaqësimit të shqiptarëve në institucione shtetërore dhe rolin e jashtëzakonshëm në politika drejtuese të Maqedonisë së Veriut” – theksoi Cakaj në një reagim në Facebook mbi takimin.


Më tej Cakaj, shprehu se kontributi i shqiptarëve ka qenë thelbësor, jo vetëm në reformat e brendshme dhe forcimin e demokracisë, por edhe në ruajtjen e drejtimit euroatlantik të vendit, nëpërmjet ndjekjes së përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë.



Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj shprehu gatishmërinë e plotë që kanë të dy vendet në vijueshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s dhe punës së përbashkët drejt anëtarësimit në BE.


“Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshill të Sigurimit 2022-2023” – përfundoi Cakaj reagimin e tij.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas