Aktualitet

Cakaj me kryediplomatët e BE: Kemi përmbushur kushtet për negociatat








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:26 - 09/12/19 |
mapo.al

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në mëngjesin e punës në Bruksel me pjesëmarrjen e të gjithë Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.


Takimi, sipas ministries, u fokusua kryesisht në hapat që duhet të ndërmerren për të mundësuar çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


Gjatë takimit, kryediplomati Cakaj ka nënvizuar faktin se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE dhe ka theksuar rëndësinë madhore të perspektivës evropiane për të ndihmuar tutje procesin e demokratizimit dhe stabilizimit të Ballkanit Perëndimor.


Nëpërmjet një postimi në facebook, Ministri në Detyrë Cakaj është shprehur “Menjëherë pas miratimit të metodologjisë së re për negociim, pritet të fillojë një dinamikë e re politike në funksion të hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut“.




Etiketa: , ,

Pas