fbpx

Aktualitet

Cakaj: Nëse BE është në pikëpyetje, ç’mund të bëjë Shqipëria?





               Publikuar në : 12:31 - 19/10/19 |
mapo.alm

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në një deklaratë për shtyp, tha sot se shtyrja e marrjes së vendimit për çeljen e negociatave me BE, nuk ka të bëjë me meritat e vendit tonë, por me çështjet e brendshme të Unionit.


Cakaj tha se Shqipëria për të tretin vit radhazi i plotësoi kushtet e kërkuara për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, por sërish vendimi ka qënë shtyrja.



Cakaj tha se nëse e ardhmja e BE është në pikëpyetje, kjo nuk ka lidhje fare me Shqipërinë.


Ai u shpreh se puna do të vazhdojë në plotësimin e kushteve me dhe me realizimin e prioriteteve kyçe.

Kjo punë  sipas Ministrit të Jashtëm, do të bëhet, njëkohësisht me formulimin e metodologjsië së re që do të vendosë BE për nisjen e negociatave dhe me reforimin e saj të brendshëm.

Cakaj tha se Shqipëria përbën një model shembullor në rajon për përmbushjen e reformave, ku përmendi vetingun në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

I pyetur lidhur me qendrimin e Presidentit të Francës, ku ai shprehu rezerva të mëdhaja për azilkërkuesit shqiptarë në rritje, Cakaj tha se ajo ka të bëjë me raportet e Macron me BE-në, dhe jo me Shqipërinë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas