Kryesore

Cakaj, vlerësim të ndryshëm nga Rama për Vuçiç








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:10 - 28/11/20 |
mapo.al

Në një interviste për gazetën Ekspress, Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka folur për disa tema, ku është ndalur më së shumti në komentimin e vendimit të autoriteteve serbe për refuzimin ndaj tij, të titullit qytetar nderi i Bujanovcit.



Cakaj është shprehur se për atë ka rëndësi vlerësimi që i kanë bërë përfaqësuesit e Bujanovcit, jo vendimi i Beogradit.


Motivi i qeverisë serbe, ka qënë se Cakaj ka mbajtur qendrime armiqësore ndaj Beogradit.




“Edhe gjuha ime, ndaj Presidentit të Serbisë, ka qenë plotësisht e saktë. Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mes tjerash, ka qenë Ministër i Informacionit në Qeverinë e Serbisë, pikërisht në kohën kur vetë NATO pat bombarduar Radio Televizionin e Serbisë në Prill 1999, për kontribut në propagandë e nxitje të fushatave politike e ushtarake kundër shqiptarëve në Kosovë. Prandaj, para se t’i shohë si qëndrime armiqësore ndaj Serbisë, Ministrja Obradović, duhet t’i shfrytëzojë këto fakte për reflektim të thellë e distancim të plotë nga e kaluara kriminale e Serbisë në Kosovë dhe politika e mohimit ndaj krimeve në krimeve në Kosovë që mbizotëron sot në Serbi. Pranimi i të vërtetës, denimi i kriminelëve të luftës, kërkimi i faljes e distancimi nga trashëgimia mizore në Kosovë, janë parakushte fundamentale, jo vetëm për demokratizimin e mirëfilltë të Serbisë, por edhe për procesin e pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, është shprehur Cakaj.

Lexo edhe :  Ndjesa e stërnipit të Viktor Emanuelit përballë dyshimeve të Ramës për varjen e Havzi Nelës


Ky qendrim i Ministrit në detyrë, vjen i ndryshëm nga ai i Kryeministrit Rama, i cili ka zhvilluar raporte shumë miqësore me Presidentin Vuçiç vitet e fundit.


Pak ditë më parë, doli në treg libri i futbollistit të njohur serb, Sinisha Mihajloviç, i spikatur si nacionalist dhe kunërshtar i Kosovës, ku ai kujton se ka marrë një mesazh shumë të dashur nga Edi Rama, dhe e ka publikuar atë sms. Kryeministri Rama i thotë futbollistit, se numrin ja kishte marrë mikut të përbashkët Vuçiç, gjatë një darke në Novi Sad.

Edhe Albin Kurti, kohët e fundit, ka shpjeguar se çfarë e ndan atë shumë nga Edi Rama, është qendrimi dhe raportet me Vuçiç. Kurti u shpreh se presidenti serb ka përgjegjësi për krimet në Kosovë, dhe ato s’duhen relativizuar apo harruar.

 

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas