fbpx

Aktualitet

Cakaj: Zaev në zgjedhje të parakohshme? Ne se kemi premtuar





               Publikuar në : 12:45 - 19/10/19 |
mapo.alm

I pyetur sot në konferencën për shtyp, se çfarë komenti ka për faktin që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, pas dështimit të hapjes së negociatave, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen dhe do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Ministri në detyrë, Gent Cakaj, tha se edhe kjo, është një çështje e brendshme e vendit fqinj.


Sipas tij, rrethanat atje, nuk janë njësoj me rrethanat këtu. Cakaj u shpreh se Zaev kishte deklaruar më parë se nëse nuk do të hapeshin negociatat, ai do të jepte dorëheqjen.



Ndërsa kjo, nuk ka ndodhur në Tiranë. Cakaj tha se as Rama dhe as ai, nuk kishin deklaruar se negociatat do të hapeshin, nuk kishin ofruar garanci në atë drejtim. Sipas kësaj llogjike, rrjedhimisht i bie që as Rama dhe as Cakaj nuk do të mbajnë përgjegjësi për vendimin negativ të Brukselit.


LEXO EDHE: 

Nuk u hapën negociatat, Zaev: Shkojmë në Zgjedhje të Parakoshme

Cakaj: Nëse BE është në pikëpyetje, ç’mund të bëjë Shqipëria?

Profil/ Zoran Zaev, një sjellje europiane ndaj refuzimit europian


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas