Mbledhja e Kryetarëve nën drejtimin e Lulzim Bashës ka marrë vendimin, duke caktuar axhendën e protestave opozitare.
Kështu protesta e radhës do të jetë ditën e enjte, datë 28 Mars tek Parlamenti. Burimet thanë se protestat tek parlamenti do të jenë të vazhdueshme, sa herë të ketë seanca plenare.
Po kështu, më datë 13 Prill (e shtunë), ora 18:00 do të jetë protesta e madhe në Bulevard, përballë Kryeministrisë.