Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sot për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Konferenca do të mbahet në orën 14:30. Deri më tani, në Kuvend nuk është propozuar asnjë emër për President. Dy raundet e para janë djegur pikërisht për shkak të mos pasjes së asnjë kandidati.
Kushtetuta përcakton se një kandidat për president propozohet me firmat e 20 deputetëve.
Në raundin e tretë, Kushtetuta përcakton se kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të cilësuar, 84 vota.
Në raundin e katërt dhe të pestë, Presidenti zgjidhet me shumicë të thjesht, me 71 vota.