Aktualitet

Calavera: Shqipëria të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE






               Publikuar në : 17:02 - 12/09/19 |
mapo.al

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera thotë se ka ardhur koha që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen negociatat. Nga Podgorica, për RTV Ora Calavera tha se KE do shkojë me një qëllim të qartë para Këshillit të BE-së.


Ka ardhur koha të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të vijojë të plotësojë kushtet që i janë vënë. Shqipëria duhet të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE-së. Situata në Shqipëri duhet të kapërcehet pasi nuk i shërben aspak vendit dhe qytetarëve.

Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera ka refuzuar të përgjigjet për nismën e PS-së për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta. “Nuk dua të shprehem pasi janë shumë procese në zhvillim”, ka deklaruar Calavera.


Etiketa: , , , , ,

Pas