Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Çamëria, tragjedia që u luajt tej lumenjve Kalama dhe Aheron

by mapo.al
16/11/2021
in Dikur, Kryesore
0

“Sapo lamë vatrat tona, rrugës na vdiq motra jote. Ishte vetëm njëzet vjeç. Dhe nuk vonuan ta ndiqnin e bija dhe i shoqi. Vdiq edhe i ndjeri baba me gjyshen. Të pambaruara qenë lotët e hidhërimit para se të arrinim të çlodheshim diku..”

Kur në gjysmën e dytë të shek. XIX, engjëlli mbrojtës i shqiptarëve Naim Frashëri, do të shkruante në gjuhën greke poemën ”Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve” dhe pak kohë para tij Rigas Ferajo, poeti i madh ëndërrimtar dhe idealist grek, do t’i këndonte miqësisë së popujve ballkanikë, jam i bindur se përveç vetëdijes së lartë qytetare dhe emancipuese që ata jepnin për kohën, bëheshin edhe zëdhënës të popujve që u përkisnin ose më saktë, zbërthenin kodet e popujve. Sepse popujt kanë kodet e tyre të komunikimit dhe mirëkuptimit, herë të qarta e dukshme, herë-herë të mjegullta, me simbole nga më të çuditshmet.



Ballkani ynë i vogël, ky gadishull mitik, me popuj dhe kultura magjepse, që prej mijëvjeçarëve vazhdon të rrezatojë jo vetëm në Evropë pjesë e secilës është, por edhe në botë një art të papërsëritshëm, ka qenë edhe i mbushur me grindje, sherrnaja nga më absurdet, luftëra, përgjakje.

Lexoni poezinë popullore ballkanase, rapsoditë, eposin e popujve të këtij gadishulli apo letërsinë e krijuar në të dhe do të gjeni të pasqyruar dramat ballkanase në shekuj. E megjithatë, po t’u rikthehemi kodeve të komunikimit, popujt e Ballkanit, kanë ditur, që përtej acareve të politikave përçarëse, ideologjive ekstremiste nacionaliste, stinëve të shpeshta të përgjakura që kanë shoqëruar historinë e tyre, të mirëkuptohen mes vedit.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ballkanasit e sertë, por edhe të mençur, kanë ditur të japin dhe marrin mes tyre. Një këngë, valle, melodi befas natyrshëm kapërcente kufijtë e një fshati të humbur malor dhe qindra kilometra më në Jug, verilindje apo perëndim, bëhej pjesë e kulturës shpirtërore të atij vendi…Kështu ka ndodhur edhe mes shqiptarëve e grekëve, veçanërisht në zonat skajore të tyre, apo në sinoret e ndara, apo të pandara me gurë.

Shumë vite më parë, duke ndjekur në qytetin e Durrësit shfaqjen e një grupi popullor nga Greqia fqinje, kam ndjerë emocione të papërsëritshme, kur valltarët e talentuar grekë, kërcyen mahnitshëm vallen ”çamiko”, pra vallen e çamëve të Thesprotisë. Unë mbaj mend, që në dasmat çame në qytetin e vogël të Rrogozhinës, këndoheshin dhe kërceheshin edhe këngë e valle popullore greke.

Në një nga kasetat e DVD, me këngë e valle popullore greke, që unë i dëgjoj e shoh shpesh në shtëpinë time në Tiranë, më emocionon sa herë e dëgjoj një këngë për valltarin çam dhe trimin kundër pushtuesit turk, Osman Taka. …. Të gjitha këto përsiatje apo meditime, më shoqërojnë sa herë që lexoj një letër që vjen përtej brigjeve të lumenjve mitikë Kalama dhe Aheron. Letra është marrë nga libri ”Margariti” (Athinë 1989, f. 125), shkruar nga Tula Stefanidhu (Malakata).

Është një letër tronditëse, e shkruar me dhimbje, dashuri, pathos, humanizëm… Është një letër mesazh, më e vërtetë se e vërteta, më tragjike se tragjikja. Atje shpaloset drama e një populli, që u bë pre e nacionalizmit ekstrem, që u penalizua në masë, që nga fëmija i pafajshëm e deri te plaku i pafuqishëm dhe i sëmurë.

Tula Stefanidhu (Malakata) u flet bashkëkombësve të saj, troket në ndërgjegjen e trazuar të atyre që bënë krime monstruoze, apelon për drejtësi e humanizëm, rikujton të pafajshmen, motrën e saj çame, miqësitë e ndërprera nga dhuna mizore. Tula Stefanidhu (Malakata) të drithëron me sinqeritetin e saj dhe zërin revoltues në fund të letrës: ”O zot! Sa të tmerrshëm, sa të neveritshëm gjakatarët, tiranët, paranojakët, që vunë popujt të vriten dhe nuk i lanë të rrojnë me dashurinë e zemrën për njëri- tjetrin!’‘

Popujt tanë kanë nevojë për mesazhe si ajo e znj. Stefanidhu. Unë jam nga ata që besojnë në miqësinë njerëzore… Unë jam nga ata që adhuroj kulturën e madhe greke… Jam nga ata që lexoj dhe rilexoj ”Antologjinë e poezisë greke”, ndërsa në bibliotekën personale shumë vepra të autorëve grekë, që nga Homeri i madh deri te Kazanzaqi, Kavafis, Samaras, Ludemis, Seferis, Papas, Ricos etj. etj. Unë nuk urrej. Të parët e mi, që janë lindur e rritur pranë brigjeve të lumit Kalama, më kanë folur e më flasin për miqësitë me familjet ortodokse çame, familjet greke dhe ato vllahe të Çamërisë. Unë nuk urrej. Sepse Tula Stefanidhu (Malakata) nuk urren. Popujt kanë nevojë për zëra si ajo e znj. Tula.

E ardhmja u përket këtyre mesazheve. Lum ata politikanë, intelektualë apo klerikë që i kuptojnë mirë kodet që vinë nga brigjet thesprote dhe Greqia e demokracisë dhe e kulturës… Jetojmë në një epokë globale, të lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut, qarkullimit të lirë të njeriut, respektit reciprok, prandaj sot tingëllojnë anakronike deklaratat e disa politikanëve të vendit fqinjë, që përfaqësojnë forca nacionaliste ekstremiste, apo neonaziste.

Jam i bindur se zëri i Tula Stefanidhut (Malakata) nuk është i vetëm në Greqinë fqinje. Unë nuk e njoh këtë grua e nënë. Nuk kam parë në ndonjë foto as portretin e saj. E megjithatë jam i bindur se ndonjë ditë, po të më jepej mundësia të kapërceja lumenjtë Kalama e Aheron, të shkoja në Margëlliç (Margariti) e më tutje, në Athinë, do ta njihja atë mes mijëra grave e nënave greke. Sepse Tula Stefanidhu (Malakata) është një nënë e mirë greke e ballkanase, siç janë edhe nënat shqiptare, edhe nënat serbe, boshnjake, malazeze, maqedonase, bullgare, rumune, turke… Ne, ballkanasit, kemi nevojë për këta zëra nënash, kemi nevojë për kodet e mirëkuptimit të popujve tanë.

Dhe në fund të këtyre shënimeve, do të kisha dëshirë që në qoftë se është gjallë, doja ta takoja këtë grua fisnike, t’i shprehja mirënjohjen për mesazhet që përcjell, t’i puthja duart në emër të mijëra e mijëra çamëve…

Dhe në qoftë se ka ndërruar jetë, do të shkoja në vendin ku prehet e qetë, për t’i vënë një tufë me manxuranë apo vasilikua nga brigjet e Çamërisë time. Letra që po publikojmë, është përkthyer në gjuhën shqipe nga i ndjeri Petrit Demi, familja e të cilit ka dhënë kontribut edhe në harmoninë mes popullsisë çame dhe asaj greke.

Një letër
Bashkatdhetar, që kthehesh nga Shqipëria! Mos ke mësuar vallë për motrën time? Si ne, çame, nga vendet tona është. Jam e pikëlluar. Asnjë nuk di pas kaq shumë vite që kanë kaluar.

Bashkatdhetar! Ti, që je kthyer para do kohe nga Shqipëria, mos vallë e di në se rron ende motra ime e dashur?

Ishte truppakë, sygështenjë. E bukur. E martuar së vogli. Bijë e vetme mes katër vëllezërve. Dhe s’kishte mbushur motin, që kishte lindur një vajzë. E pamësuar ishte me vështirësitë e jetës.

Të vogla, ktheheshim në ovorua dhe loznim me guralecë. Në sterenë e madhe ulnim kokat dhe thërrisnim të dëgjonim jehonën e zërave tanë.

Motmoti besimi nuk na ndante, kisha dhe xhamia na bashkonin. Një miqësi e lashtë i lidhte familjet tona.

-Ta ketë duruar rrugën e mërgimit?

– Mendoj se po, jeton- përgjigjet zemra e përmalluar. Por, vitet kalojnë pa lajme dhe gjithçka e bren dyshimi dhe ankthi.

Dhe ja, dyzet e ca vjet më pas, nga Shqipëria vjen një letër e përmortshme, bukur shkruar nga vëllai i madh.

Në fillim për të afërmit pyet: Kush rron? Kush nuk është më? Dhe në fund vijnë vuajtje pa fund: ”Sapo lamë vatrat tona, rrugës na vdiq motra jote. Ishte vetëm njëzet vjeç. Dhe nuk vonuan ta ndiqnin e bija dhe i shoqi. Vdiq edhe i ndjeri baba me gjyshen. Të pambaruara qenë lotët e hidhërimit para se të arrinim të çlodheshim diku.’‘

Letër e kobshme! Kaq vjet zëmërdridhur, kaq vjet dyshimet largoja.
O zot! Sa të tmerrshëm, sa të neveritshëm gjakatarët, tiranët, paranojakët që vunë popujt të vriten dhe nuk i lanë të rrojnë me dashurinë e zemrën për njëri- tjetrin.

(Marrë nga libri i Tula Stefanidhu (Malakata): ”Margariti” Athinë, 1989, f. 125)

Përktheu: Petrit Demi

Tags: ÇamëriaGjenocidi grekGreqi

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Akuza për trafik droge, SPAK sekuestron kompaninë “Alba Exotic Fruit”

Prokurorët e SPAK: Duam mandat të përjetshëm, me 9 vite s'punojmë mirë e fort

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In