Duket se është projektuar te Juventusi e ardhmja e Emre Can.
Lojtari i Liverpool që prej kohësh kërkohet nga Zonja e Vjetër, ka vendosur të veshë fanellën e bardhezinjve.
Lajmin e raporton Gazzetta Dello Sport, që shkruan se Juventusi është në avantazh ndaj Paris Saint Germain, kjo pasi gjermani është tërhequr më shumë nga projekti i klubit italian se sa ai i parizienëve.
Can pritet të firmosë kontratë 5-vjeçare, për 6 milionë euro në sezon, një shifër kjo gjithsesi më e ulët se sa ajo që i ofron PSG.