Cardi B është artistja e parë në histori që fiton çmimin e albumit më të mirë rap në Grammy Awards. Me debutimin e “Pushtimi i Privatësisë ”, Cardi B mposhti në konkurrim mbrëmjen e së dielës artistë si Nipsey Hussle, Pusha T, Travis Scott dhe të ndjerin Mac Miller. Gjatë fjalës, artistja falenderoi tejet e emocionuar vajzën e saj, për motivacionin e dhënë.
“Dua të falënderoj vajzën time. Unë nuk jam duke e falënderuar vetëm sepse është vajza ime. Është për shkak se, kur e kuptova se isha shtatzënë, albumi im nuk ishte i plotë . Dhe ju e dini atëherë sesi funksiononte; isha me idenë se albumi duhej përfunduar në mënyrë që të prodhoja video pa m’u shfaqur barku . Ishin netë tmerrësisht të gjata”, u shpreh ajo.
Cardi B tërhoqi vëmendje jo vetëm me fjalimin e mbajtur, por edhe me paraqitjen e saj. Në tapetin e kuq këngëtarja kishte veshur një fustan vintage të Thierry Mugler që daton në 1995-ën, frymëzuar nga piktura e famshme “Lindja e Venerës”.
https://www.instagram.com/p/BtuNBBJlhyL/
E ndërsa Cardi ishte artistja e parë femër që fitoi çmimin për një album solo, Lauryn Hill fitoi albumin më të mirë rap si pjesë e grupit hip-hop Fugees (i përbërë gjithashtu nga Wyclef Jean dhe Pras Michel) në 1997.