Së fundmi stilistët nga të gjithë trevat e Shqipërisë po njihen nëpër botë për veshjet e tyre shumë të pëlqyera nga të famshmit e huaj.
Ditën e djeshme reperja Cardi B festoi 28 vjetorin e saj në një festë madhështore në Las Vegas ku shumë personazhe nga bota e showbizz-it të huaj ishin të ftuarit e saj.
Ajo që ra në sy ishte veshja luksoze e reperes, e cila ishte stiluar nga një shqiptare.
Stilistja nga Prizreni, Lena Berisha sapo kishte prezantuar koleksionin e fundit të fustaneve dhe dukja “glamoroze” e Cardit ishte pikërisht nga ky koleksion. Reperja ishte veshur me të bardha dhe dukej një mrekulli.
Fotografitë tashmë janë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një hap i rëndësishëm dhe mjaft i suksesshëm për stilisten.