Reperja Cardi B mori një vëmendje të madhe për sa i përket paraqitjes së saj në gjykatë. Fansat mbetën pa fjalë nga veshja e artistes, e cila kishte zgjedhur një kostum rozë. Fokusi ishte gjoksi i reperes pasi xhaketën e kishte veshur pa bluze dhe pa sytjena poshtë. Ndërkohë, nuk u dha asnjë vendim gjatë seancës të së premtes, prandaj gjyqi u shty për në datën 9 gusht. Prokurorët thanë që do ta shqyrtojnë çështjen me gjyqtarët. Policia tha se Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, ishte në gjykatë për sherrin me një bariste në klubin e striptizës. Ata patën konflikt fizik ku u thyen karrige dhe shishe. Dy persona pësuan lëndime të vogla.