Sport

Cavani kampion dhe jashtë fushës/ Shikoni gjestin human (VIDEO)






               Publikuar në : 13:23 - 26/06/19 |
mapo.al

Edision Cavani tregoi se përveçëse një futbollist i madh është edhe një njeri me zemër të madhe. Një kampion brenda dhe jashtë fushës.


Pas ndeshjes së fundit në Kupën e Amerikës kundër Kilit, ku me golin e tij të vonë i dhuroi Uruguajit fitoren dhe vendin e parë në Grupin C, Cavani tregoi më së miri vlerat e tij humane.

Në përfundim të sfidës, dhjetra tifozë ishin mbledhur jashtë stadiumit për të parë nga afër idhujt e tyre. Cavani ishte i vetmi që iu afrua dhe mes autografesh dhe fotove me tifozët, atij i tërhoqi vëmendjen një djalë i vogël, të cilit i dhuroi edhe xhupin e uniformës zyrtare të Uruguajit.


Etiketa: , ,

Pas