“Ç’bëni kështu more çuna”, informatori i policisë fliste në telefon me gruan kur u ekzekutua

Detaje të reja janë zbuluar mbi vrasjen e informatorit të Policisë ditën e djeshme në fshatin Rabije të Memaliajt, Alket Muho.

Muho u ekzekutua mesditën e djeshme në tokën e shtepisë së tij.



Sipas Report Tv, për vrasjen e Muhos janë shoqëruar deri më tani 7 persona në polici. Ditën e djeshme, viktima ka qenë duke komunikuar në telefon me bashkëshorten e tij. Gruaja ka thënë se polici se fjalët e fundit që ka dëgjuar nga bashkëshorti kanë qenë:”Çfarë bëni kështu more çuna?”. Më pas, është dëgjuar një breshëri automatiku, dhe telefonata është ndërprerë. Pas kësaj, gruaja e 43-vjeçarit ka vrapuar për tek toka ku Muho po punonte dhe e ka gjetur atë të pajetë.

Gjithashtu, mësohet se viktima është qëlluar me 7 plumba, në anën e majtë të trupit, në pjesën e pasme. Prokuroria ka konfirmuar se Muho është qëlluar me një automatic model 56, nga një distancë e afërt. Në vendngjarje janë zhdukur gëzhojat, pasi nuk është gjetur asnjë e tillë. Grupi hetimor ka dyshime se armës automatike i është vendosur një rrobë për të mos lenë gëzhoja në vendin e krimit.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur të vërtetën e kësaj vrasje dhe kush e dekonspiroi informatorin e policisë dhe e ekspozoi para trafikantëve. Të parë që po hetohen janë punonjësit e policisë së Memaliajt por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pikasur edhe nga banorët e zonës. Vetëm një ditë para vrasjes në atë zonë, pranë fshatit Gllavë, Policia ka sekuestruar disa paracela me kanabis ndërsa ka vënë nën hetim dy persona.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë më datë 6 shtator u referuan materialet në prokurori për shtetasit me iniciale K.C 59 vjeç dhe A.K. 33 vjeç, banues në fshatin Gllavë, për veprën penale të kultivimit të kanabisit. Mister mbetet edhe fakti se përse ndaj këtëyre dy shtetasve hetimet do të kryen në gjendje të lirë dhe jo nën masë arresti, duke qenë se vepra penale për ta është kultivimi i kanabisit.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252