Aktualitet

Çdo ditë 50 denoncime për vjedhjen e WhatsApp, hacker-at rusë dhe amerikanë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:12 - 10/02/21 |
mapo.al

Një ditë më parë, Policia e Shtetit, përmes Njësisë së krimit kibernetik, i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi në rrjet po vidhet WhatsApp-i nga hacker-at.



Pranë Njësisë C të krimit kibernetik, vijojnë të mbërrijnë denoncime lidhur me vjedhjet e të dhënave personale nëpërmjet aplikacionit më të përdorur në botë.


Burime nga ky sektor bëjnë me dije se çdo ditë denoncohen nga 50 raste për përvetësimin e të dhënave.




Dyshimet e këtij sektori janë se personat që kanë krijuar këtë skemë janë shtetas rus dhe amerikanë.



Ata kërkojnë një kod 6 shifror që mbërrin në numrin e telefonit ndërsa më pas hyjnë tek llogaria personale.



Mesazhi që iu mbërrin në telefon

Për këtë arsye policia të hënën apeloi qytetarët të kenë kujdes pasi situata është serioze. Paralajmërimi ishte i qartë, kodin që iu mbërrin në telefon mos ia ktheni pas dërguesit.

41,943


Etiketa: ,

Pas