Aktualitet

Çdo ditë më e suksesshme, Bebe Rexha shënon një tjetër arritje në karrierë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:44 - 13/04/21 |
mapo.al

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka arritur sukses në platformën muzikore “Spotify”. Kënga e saj “Meant to be” ka arritur 1 miliardë dëgjime.





Këngë  është një bashkëpunim me grupin e muzikës country Florida Georgia Line. “Meant to be” është publikuar 4 vite më parë dhe vazhdon të jetë një hit.


Këngëtarja ka ndarë menjëherë këtë sukses me ndjekësit e saj në Instagram, duke i falenderuar të gjithë ata që kontribuan në këtë gjë. Ndër vite Bebe Rexha dhe Florida Gerogia Line kanë fituar disa çmime me këtë këngë dhe janë nominuar për një çmim “Grammy” në 2019-ën.







Kujtojmë se së fundmi Bebe ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të disa videove që ka ndarë në rrjete sociale, me të cilat ka fituar zemrat e të gjithëve. Ndryshe nga gjithë personazhet e famshëm, Bebe është shfaqur këto kohë pa asnjë lloj filtri në rrjete sociale, për t’i nxitur fansat e saj që të tregojnë anën e tyre të vërtetë dhe të mos kenë komplekse.


 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas