Kryesore

CDU: Vendosëm kushte të rrepta! Gazetari i EuroNews ironizon Ramën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:41 - 25/09/19 |
mapo.al

Partia më e madhe qeverisëse në Gjermani, CDU-CSU, në një njoftim zyrtar ka sqaruar vendimet e marra një ditë më parë bashkë me SPD-në, aleatin e majtë të madh në qeverisje. Mes vendimeve është edhe ai për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.


Për Maqedoninë e Veriut thuhet se do nisin negociatat, por për Shqipërinë thuhet se janë vendosur kushte të forta.


“Ne kemi rekomanduar hapjen e bisedimeve të pranimit me Republikën e Shqipërisë. Sidoqoftë, ne kërkojmë kritere shumë më të rrepta se me Maqedoninë e Veriut: funksionimi dhe efikasiteti i sistemit të drejtësisë duhet të rivendoset dhe duhet miratuar vendimi për reformën zgjedhore. Deri në hapjen e vërtetë të kapitujve, duhen përmbushur kushte të tjera, siç është fillimi i procedurave kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Prandaj në negociata, kapitujt që do hapen të parët dhe të mbyllen së fundmi do lidhen me sundimin e ligjit dhe drejtësinë,” thuhet në njoftim.


Por pavarësisht kushteve, qeveria shqiptare po e përdor vendimin gjerman për qëllimet e saj. Kjo gjë i ka rënë në sy edhe korrespondentit të EuroNews NBC në Bruksel, Jack Parrock.


“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po feston si fitore kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për t’i dhënë vendit të tij miratimin për nisjen e bisedimeve me BE. Ai po falenderon Merkel, duke e rrotulluar nga e kundërta si gatishmëri gjermane për të nisur bisedimet e pranimit në BE”.

Pavarësisht se Gjermania vendosi kushte, kryeministri e quajti lajm të mirë.

“Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE. Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave. FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË,” shkroi Rama në FB.


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas