Merr fund gjendja e jashtëzakonshme në Çeki, në kuadër të pandemisë Covid-19.
Ligjvënësit e refuzuan kërkesën e kryeministrit Andrej Babis për ta zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme përtej 14 shkurtit, me gjithë paralajmërimet për kolapsin e mundshëm të sistemit shëndetësor.
Çekia, me 10.7 milionë banorë, është nën nivele të ndryshme bllokimi qysh në tetor.
Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Çekia, në dy javët e fundit, ka qenë e dyta në Evropë, pas Portugalisë, sa u përket rasteve ditore me koronavirus.
Deri më tani regjistron mbi 17,700 viktima – një nga normat më të larta në botë për kokë banori – si dhe 1.6 milionë të infektuar.
Nga java e ardhshme pritet të rihapen dyqanet dhe të hiqet ora policore.
Sakaq, opozita në parlamentin çek e kritikoi qeverinë, duke thënë se po vepron në mënyrë kaotike, kur fare mirë mund të pranonte kërkesat për një legjislacion të ri për pandeminë dhe rishikimin e masave ekzistuese.