Drejtuesi i qarkut të Beratit për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim Ardit Çela ka prezantuar sot përfaqësuesene ardhshme të LSI në parlamentin e ardhshëm, znj.Esmeralda Qirjako.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Çuni prezanton Qirjakon dhe shprehet i bindur se me ekipin e duhur dhe programet cilësore Berati dhe e gjithë Shqipëria do të ecin përpara.
Statusi i plotë
Kënaqësi e veçantë sot për mua dhe LSI Berat, të prezantonim Znj. Esmeralda Qirko, përfaqësuesen e ardhshme të LSI në parlamentin e ardhshëm.
Znj. Qirko është një intelektuale, një përfaqësuese e jashtëzakonshme e vlerave dhe qytetarisë beratase.
Znj. Esmeralda Qirko është një grua me kurajo, energjike, dhe ne jemi të bindur se do të jetë përfaqësuese e denjë e qytetarisë dhe gruas beratase, e sipërmarrjes së ndershme, e sidomos edhe e biznesit fason.
Si mësuese e matematikës, Esmeralda ka shërbyer në misionin fisnik të mësimdhënies për vite me radhë në Berat. Prej rreth 27 vitesh, ajo kontribuon në sektorin e biznesit fason dhe është një nga sipërmarrëset më të suksesshme e të ndershme të këtij sektori që punëson me mijëra familje në Berat e në të gjithë Shqipërinë.
Sot është një ditë e bukur për LSI.
Sot është një ditë e bukur për Beratin.
Vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë!
LSI rritet përditë!
Me energji pozitive, me ekipin e duhur, me programin më të mirë, për ta bërë Beratin dhe Shqipërinë shtëpinë tonë!
Kënaqësi e veçantë sot për mua dhe LSI Berat, të prezantonim Znj. Esmeralda Qirko, përfaqësuesen e ardhshme të LSI në…
Posted by Ardit Çela on Sunday, January 31, 2021