Aktualitet

Celibashi-komisionerëve: 7 vite burg kush cënon votat e kandidatëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:17 - 28/04/21 |
mapo.al

Kryekomisioneri Ilrijan Celibashi u ka kujtuar komisionerëve dhe numëruesve sanksionet penale që i presin nëse cënojnë votat e kandidatëve ndërsa numërohet






Në një postim në Twitter, Celibashi shkruan se për ata që shkelin ligjin, ka ndëshkim penal deri në shtatë vite burg, si për numëruesit ashtu edhe për komisionerët e përfshirë.


Gjithashtu, Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve sjell po ashtu në vëmendje se KQZ disponon pamje filmike të vlerësimit të çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.







Reagimi i komisionerit vjen në një kohë kur palë të ndryshme në qendra të numrimit kanë bërë akuza për ndërhyrje të qëllimshme në fletëvotime për t’i kthyer ato në të pavlefshme.




Postimi i Celibashit



“Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë. KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.”

LEXO EDHE: 

Ndërpritet numërimi në Durrës, Xhaferri: Votat e pavlefshme po kalojnë për PS

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas