Rumania është shteti i parë nga Bashkimi Europian që del hapur kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, për çeljen e negociatave.
Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Bogdan Auresku është pritur nga homologu i tij maqedonas, Bujar Osmani në një vizitë zyrtare në Shkup.
Gjatë konferencës për shtyp, Osmani u shpreh se nuk ka një paralajmërim nga Bashkimi Europian për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, në lidhje me hapjen e negociatave. Sipas tij, ndarja në këtë proces nuk do të ishte as në interes të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, ministri Auresku deklaroi se Rumania nuk e mbështet ndarjen e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama gjatë një konference që zhvilloi me kancelarin gjerman, Olaf Sholz, se Shqipëria do të kërkonte ndarjen nga RMV nëse Bullgaria nuk i heq veton. Rama la afat 1 qershorin dhe nëse deri atëherë nuk ka një tërhqje nga Bullgaria, Shqipëria do të vazhdojë procesin