Drejtuesit e Çelsit po shohin në Gjermani për lojtarë, të cilët do të forconin mbrojtjen për sezonin e ardhshëm.
Dhe duket se i kanë idetë e qarta, pasi bërë gati ofertën konkrete për një nga talentet e Bundesligës.
“Sun” në Angli bën me dije se blutë e Londrës ofrojnë 35 milionë euro për talentin e Bajer Leverkusenit, Benjamin Henrichs, i cili luan në krah të djathtë dhe në qendër të mbrojtjes.
Është një lojtar i datëlindjes 1997 dhe deri tani ka luajtur 27 ndeshje në këtë sezon. 21-vjeçari është pjesë e ekipit Shpresa të Gjermanisë.
Te Çelsi e konsiderojnë një lojtarë me shumë vlera dhe nuk duan ta humbasin mbrojtësin Henrichs, ndaj dhe po shpejtojnë me ofertën e tyre, para se ndonjë klub jetë ta blerë “xhevahirin” e Leverkusenit. /Vipsport.al