Aktualitet

“Censura”/ Basha: Media në situatë dramatike, ligjin do ta zhbëjmë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 16/12/19 |
mapo.al

Nga tryeza për lirinë e medias, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi se do të shfuqizojë ligjin që censuron fjalën e lirë sapo PD të vijë në pushtet. Duke iu referuar paketës anti-shpifje që pritet të miratohet nga Kuvendi këtë javë, lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka për qëllim të kontrollojë mediat dhe gazetarët.


“Situata me të cilën media po ballafaqohet është nje ofensive kunder lirise se shprehjes. Nuk jemi ne pozita paternalizmi për t’ju marrë në krahët e opozitës. Pa lirinë e medias nuk ka liri politike. Këtu jemi si partnere në një interes, në interesin e informimit të qytetarëve. Mosinformimi dhe keqinformimi është objektiv i qeverisë dhe Ramës, arrestimeve, presioneve financiare duke ngushtuar informimin. Kjo është një vijë e kuqe e papranueshme për në Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar. Kjo është një luftë e shpallur kundër lirisë së medias.


Qeveria po propozon një për të instaluar censurën. Objektivi ynë është t’i japim vendit një kuadër ligjor për t’i mbyllur derën tranzicionit ndaj medias dhe për ta zhvendosur në standarde europiane në praktika të autonomise dhe lirisë së shprehjes. Nëse çmenduria çohet deri në fund në parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohë dhe sapo të ketë mundësinë e qeverisjes per ta zhbere kete legjislacion bashke me shoqatat e gazetarëve të pezullojmë çdo masë të tillë arbitrareShteti nis kryesinë e OSBE me një sjellje rrugaçërore dhe kriminale, kundër lirisë së medias. Mirënjohje për institucionet ndërkombëtare që i janë përgjigjur shqetësimit tuaj si gazetarë dhe thirrje për të gjithë për t’u bashkuar në këtë kauzë që është e medias dhe gazetarëve dhe medias por mbi e gjitha e qytetarëve. Ne na bashkon interesi publik”, u shpreh Basha.


Diskutimet në tryezë nga përfaqësues të medias


Koloreto Cukali
Kjo eshe nje e keqe shume e madhe. Nuk besoj se nje vend demokratik pa lirine e shtypit. Veem ne Kine shkon. Ky ligj eshte rimeshiruar tre here. Eshte ulur steka e standardit te medias. Gazetaret nuk lejohen ne konferencat e kryetarit te qeverise ku gazetaret e marrin vetem live. Ky ligj si pasoje se kryeministri ka kaleruar nje pereptim qe medias dhe gazetaret jane te keqinj. Pavaresisht se jane krahasuar me derra dhe qen. Brenda janarit keshilli i medias do te vije me nje alerbative te re per veterregullimit. Per te thene se nuk jemi vetem kunder ketij ligji por kemi alternative per ta rregulluar.

Aleksander Cipa
Ky ligj eshte nje kercenim per fjalen e lire. Vijme ketu ne kete takim sepse e konsiderojme nje ceshtje shume te rendesishme per pluralizmin. Asnjehere nuk ka pasur nje adresim te tille censurues mbi nje draft te tille sic po ben qeveria. Ky draft mbart ne vetevete probleme shume serioze ne institucionalizmin e censures sic eshte AMA, bordi i AMA ka brendine e nje agjensie censure. Investoni qe te zhbehet ky draft.

Lutfi Dervishi
Nuk mundet qe kjo kokefortesi me ligjin e ri te shkoje deri ne fund. Ligji per te drejten e informimit dhe nese sheh perfonancen e ketij ligji eshte duke u tretur. Nuk ka me gazetare dhe lideret behen media. Ne rastin e termetit, nese gazetaret nuk do te ishin, autoritetet do te ishin ne panik dhe fake news do te mbizoteronte.

Agron Gjekmarkaj
Derisa te zhbehet ky ligj ne do te jetojme ne nje demokraci te kufizuar. Opozita duhet te reagoje ne protesta si ne ceshtjen e lirise se votes. Kete duhet ta beje shoqeria dhe jo vetem 2-3 mije gazetare. Nese shoqeria nuk pergjigjet nuk eshge faji i opozites por i shoqerise e cila do te duroje edhe probleme te tjera pervec censures dhe lirise se informimit te drejte.

Monika Kryemadhi
Ne si opozite kemi marre nje vendim largimin nga parlamenti, vetem nje veprim i tille i opozites do te shfaqje figuren e vertete te nje artisti qe ne thelb ka censuren. Do te kemi nje AMA si nje hetuesi dhe nje AKEP si xhelat. Strategjia e shpopullimit eshte e Rames ku po iken klasa e mesme, biznesi, gazetaret, opinionistet sepse kane sigurine e shendetesise per femijet etj, e me pas do te sjelle censuren. Jemi ne krah te gazetareve, jam kunder pronareve qe nepermjet gazetareve te bejne qoka nepermejt ERTV. Te mbyllesh gojen e gazetareve eshte shkelje e te drejtave te njeriut. Duhet solidaritet me njeri-tjetrin. Kemi te njejten situate si 1945 ku nisen spastrimin e intelektualeve. Shqiperia pritet te marre presidencen e OSBE dhe kryeministri ecen me mashtrim dhe propagande.

Armand Shkullaku
Ligji eshte dicka shume e rende. Nuk jemi per ti bere gjyqin nje personazhi si Edi Rama qe tani prodhon filma sic e kishte bere sot. Premtimi i anulimit te ligjit duhet te kthehet ne akt. Ky ligj special behet per te mbrojtur nje grup njerezish qe skandalet, si Unaza te mos dalin ne siperfaqe. Nese nuk do ekzistonin disa media qe veprojne si qeliza te lira, asgje nuk do merrej vesh. ERTV eshte me keq se Zeri i Popullit e cila vjen drejtperdrejt ne koken e shqiptareve. Qeveria dhe bashkia kane nje staf prej 30 vetesh ku sjellin lajmin e gatshem. Ne nuk lejohemi te marrim pjese ne aktivitetet e kryeministrise bashkise dhe tani kane filluar edhe ministrat. Ju keni mundesine te na tregoni se informimi eshte i lire dhe te gjithe te kene te drejte te informohen. Sjellja juaj ndryshe eshte nje mundesi qe demokracia funksionon.

Lulzim Basha
Mea Culpa e PD per gjithcka ne keto 30 vite. Jam i gatshem ta bej nje zotim solemn per abullimin e ketij akti apo akti tjeter qe cenon standardet europiane ne shorehjes se lire. Kerkesen per te hartuar se bashku nje kuader rregullues qe do te hyje ne fuqi ne javen e pare te qeverisjes nga opozita e bashkuar. Zotimi im eshte dhenia fund e cdo praktike qe ka per qellim domebesimjn apo korruptimin e medias ne transmetimin e mesazhit me kaseta, bllokim te gazetareve, liste e zeze e cila tek me nuk ekziston. Tre perkushtime i marr sot para jush. Me te 25 shoqatat e medias nga dita e merkure e tutje mirepres cdo forme konsultimi me ne dhe ekepertet tane.

Aranita Brahaj
Per fat te keq ky ligj do te kaloje. Nuk kemi nje Gjykate Kushtetuese qe ta gjykoje. Ky ligj eshte censurim ndaj fjalen se lire dhe jo vetem shpifje. Ju bej thirrje qe te pakten ne mediat e tyre sociale banerat kunder paketes se z.Rama te jene prezente.

Fatmir Mediu
Autoriteti qe ben cdo gje eshte kryeministri. Duhet te kete nje rezolute te perbashket bazuar ne pikat e propozuara nga z. Basha. Mendoj se e kemi mundesine per takime me nderkombetare te cilet analizojne ceshtjen. Shqiperia merr presidencen e OSBE dhe vendi po ballafaqohet me nje ligj censure te mendimit dhe fjales se lire. Duhet nje rezolute e perbashket.

Enton Abilekaj
Nese nuk do te kishim mediat do te shihnim se si njerezit do ti puthnin doren kryeministrit. Pas ketij ligji do te shohin vetem skena te tilla. Do te jemi te ngjashem ne Korene e Veriut. Media po mundohen te perfaqesohen tek te gjithe shqiptaret. Rama ka afesi te aktroje dhe media nuk llogaritet. Kush do pasqyroje realitetin se njerezit nuk kane ku te flene? Pas ketij ligji nuk do te kene ku te flasin. Duhet te veme perpara pergjegjesise qeverine. Mbeshtetja duhet te jete nga te gjithe njerezit. Opozita nese nuk ka media te lire nuk mund te jete e lire te shprehe shqetesimet e veta. Ujku nuk mund te zgjidhe problemet ne kete vend. Ne kemi gabimet tona sepse jemi ne balle te qeverise. Ne duhet te mendojme si do te veprojme pas kesaj. Te therrasim ambasadoret si te vetmit faktore qe te ndale kete. Nuk eshte nje problem per nje grup gazetaresh por per nje standard qe nuk duhet te preket. Nuk mund te jemi vend kandidat ne BE nese nuk ka liri te shorehjes dhe kete e sfidon Edi Rama qe vendi i tij eshte vend anetar ne KiE.

Erion Kristo
Erdha me kenaqesi sepse ky eshte termet me i rende me pasoja shume afatgjata. Pershendes Ilir Zelen se ne Shqiperi ka socialist me shtylle kurrizore. Acromax vepron per te censuruar cdo gje qe ne themi ne emision. Ajo qe them ne emision do i kthej ne video. Rama kerkon te zhduke komunikimin. T’i prishim festen e marrjes se flamurit, sic di ai si i gjate qe eshte, kur te marre presidencen e OSBE. Nje shoqeri qe e mban gojen mbyllur.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas