Aktualitet

“Censura”/ Gazetarët në protestë: Të refuzojmë regjimin diktatorial





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:04 - 18/12/19 |
mapo.al

Përfaqësues të mediave dhe aktivistë të Shoqërisë Civile janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar kundër paketës antishpifje, e parashikuar në rendin e ditës për t’u miratuar sot. Gazetari Enton Abilekaj i bëri thirrje të gjithë gazetarëve t’i bashkohen protestës si shenjë refuzimi ndaj regjimit diktatorial që sipas tij po rrezikon vendin.


“Nuk kundërshtojmë një pikë të ligjit por të dy ligjet në tërësi sepse mohojnë të fjalën e lirë. Krijojnë një administratë që merr kompetencat e gjykatës dhe duhet të kthehen mbrapsht. Nuk diskutojmë teknikalitete. Kur vjen diktatura nuk diskutojmë cila pjesë pranohet dhe cila jo, refuzohet i gjithë regjimi diktatorial. Kundërshtojmë përpjekjen e fundit për të marrë në dorë Edi Rama çdo pushtet në Shqipëri”, tha ai.



<
>
protesta e gazetareve protesta e gazetareve2 gazetaret ne proteste1 gazetaret ne proteste gazetaret ne proteste1 gazetaret ne proteste4 gazetaret ne proteste3 gazetaret ne proteste2

Abilekaj ftoi të gjithë gazetarët në protestë.


“Unë i ftoj të vijnë të gjithë edhe ata që mungojnë sot këtu dhe që nuk i janë bashkuar në një formë apo një tjetër. Kjo nuk çështje e një grupi gazetarësh. Gazetarët nuk mund të ndahen në pro dhe kundra, gazetarët janë gazetarë dhe mbrojnë të drejtën e tyre për të folur, lirinë e tyre. Nëse i mohohet liria e medias ata që e përfitojnë duket sikur përfitojnë por do u vijë radha dhe atyre”.

Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara, u shpreh se mazhoranca po miraton një ligj që shkon kundër Europës dhe se gazetarët do të vijojnë protestat dhe kundërshtimin e kësaj pakete, me çdo mjet demokratik.

“Qeveria kërkon të krijojë një regjim, i cili nuk është në përputhje me standartet europiane dhe ndërkombëtare të lirisë së shprehjes. Ne do të vijojmë ta luftojmë ligjin, deri në rrëzimin e tij të plotë, me të gjithë mjetet demokratike. Angazhimi i gazetarëve, qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile ka qenë i jashtëzakonshëm dhe e konsideroj betejen të fituar. Socialistët sot do të deklarohen nëse janë një forcë anti europiane, apo europiane. Nëse e miratojnë këtë ligj, ai do të jetë i vdekur që në lindje, sepse asnjë ligj i tillë nuk mund t’i mbijetojë rishikimit nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut“, u shpreh Erebara.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali është shfaqur me një shall të zi që i mbyll gojën në mënyrë simbolike.

“Nuk ka asnjë ligj të tillë në vendet e BE-së”, shpjegoi Cukali paketën antishpifje. “Është gënjeshtër e pastër”. “Këtë ligj nuk e ka asnjë vend në perëndim, madje as në vendet e Ballkanit. Madje frika është se nëse tolerohet ky ligj në Shqipëri, liderët autoritarë në të gjithë botën do ta kishin lakmi“.

Gazetari: Po pse e mbani këtë shall të zi sot?
Cukali: Më vjen mirë që po kthehet sërish shalli, në momentin që kanë ardhur këta në pushtet, po kthehet sërish shalli. Më pëlqeu një zonjë që tha: Unë nuk vë shall, se nuk ma mbyllin dot gojën! Rasti i fundit i protestës që kemi parë ka qenë ai i studentëve, po ata e kishin më të lehtë se ishin më të grupuar, më të organizuar….

Genin e protestës në Shqipërisë e kanë paralizuara pak nga pak dhe problemi i këtij vendi është propaganda. Ne e marrim të gjithë informacionin nga ERTV, jemi kthyer 30 vjet mbrapa kur e merrnin sinjalin nga RTSH. E kuptoni sa poshtë ka rënë cilësia e informacionit?! Gazetarët, unë e ti do ta marrim vesh se çfarë ka ndodhur, të vërtetën, por kjo e vërtetë nuk do të shkojë dot tek publiku. Kjo synohet, që të mos shkojë tek publiku.

Kërkesat e gazetarëve dhe organizatave
Organizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve paraqesin kërkesat, që sipas tyre janë tërësisht të përputhura me qëndrimet e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatovic si më poshtë:

1. Nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale;

2. Një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi;

Për sa më sipër, organizatat përsërisin kërkesën ndaj qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare.

Gazetarët i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”

Organizatat theksojnë se në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të Komisionit Europian këto projektligje, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence anti-demokratike dhe anti-europiane.

LEXO EDHE: 

Paketa anti-shpifje, sot në Kuvend ligji që censuron portalet


Etiketa: ,

Pas