Aktualitet

Censura ndaj mediave online/ Shpërthen Ylli Rakipi: Ligji fashist







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:10 - 11/12/19 |
mapo.al

Shoqatat e gazetarëve që kanë kundërshtuar publikisht pr/ligjin për median online janë thirrur sot në Komisionin Parlamentar të Medias për të paraqitur zyrtarisht ankesat e tyre. Mes tyre, gazetari i njohur Ylli Rakipi u kërkoi deputetëve të mos e miratojnë këtë ligj që i shkon përshtat vetëm një njeriu “liderit suprem” Edi Rama.


“Paketa anitishpifje është iniciative personale e kryeministrit, mospëlqimi i tij për mediat online është i njohur publikisht. I drejtohet mediave me një gjuhë poshtëruese, lideri ynë ka të drejtë të thotë çfarë të dojë”, u shpreh Rakipi.


“Jam dëshmitar i dy gjyqeve të kryeministrit tonë, kërkonte të më dënonte për agjitacion e propagandë… imagjinoni çfarë mund të bëjë ai me katër veta tek Këshilli i Ankesave të AMA-s”, shtoi ai.



Nuk ka asnjë garanci se këto dy institucione shtetërore AMA dhe AKEP do veprojnë në pavarësi nga politika. Ne jemi njerëzit që tregojmë publikisht se çfarë ndodh këtu.


Ne shohim se ka mbetur një kryetar shteti i vetëm përballë këtij regjimi. Ka dalë jashtë sistemit opozita e cila nuk e dimë sot se ku është dhe sa vendime ka marrë në interesa të veta. Ndaj, nëse mundeni ju (deputetët) kaloni në krahun e medias. Turp i madh për këtë vend me gjithë këtë tragjedi (termeti) të bëhet një ligj për t’i mbyllur gojën medias. Ky është një ligj fashist.


Nuk është i nevojshëm ky ligj. Qytetarët apo zyrtarët që kanë pretendime ndaj një media të caktuar mund ti drejtohen gjykatës. Nuk mund të zëvendësohen vendimet e gjykatave me vendimet e dy institucioneve në parësi të qeverisë”, deklaroi Rakipi.

Marrë nga ABC News 


Etiketa: , ,

Pas