Aktualitet

Ceremonia e inagurimit – Presidenti i zgjedhur, Joe Biden mbërrin në Capitol









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:48 - 20/01/21 |
mapo.al

Prezidenti i zgjedhur, Joe Biden ka mbërritur në Capitol, ku pritet të zhvillohet ceremonia e betimit për pak orë.



Demokrati Biden inaugurohet sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.


Kamla Harris po ashtu bën betimin si nënpresidente.




Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.



Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.


Inaugurimi është një ceremoni zyrtare që shënon fillimin e një presidence të re në Shtetet e Bashkuara dhe, sipas ligjit, zhvillohet më 20 janar në Uashington.

Presidenti bën betimin me fjalët: “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

Ceremonia e inaugurimit sivjet është ndër më të pazakonshmet në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Ajo zhvillohet nën masa të pashembullta të sigurisë, të cilat pasojnë dhunën e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit.

Presidenti në largim, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë në ceremoni.

Pjesëmarrja e publikut në inaugurim është po ashtu rreptësisht e kufizuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas