Kryesore

Ceremonia: Fotot e 90-vjetorit të monarkisë dhe një shkrim nga Mapo që bëhet viral





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:36 - 09/10/18 |
mapo.al

Oborri Mbretëror kremtoi një ditë më parë 900-vjetorin e Monarkisë Shqiptare dhe 123-vjetorin e lindjes së Mbretit Zog. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.


“90-vjetori i krijimit të Mbretërisë Shqiptare, një moment për të vështruar me realizëm dhe objektivitet ngjarjet që sendërtuan shtetin modern shqiptar dhe institucionet e tij, për t’u fokusuar tek vlerat dhe kontributet më pozitive të çdo periudhe të shtetit tonë të cilat, veçanërisht sot, të kthehen në modele për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë”, u shpreh kreu i shtetit, Ilir Meta.


“Me Anitën dhe miq të shumtë, ishim të nderuar të bashkohemi me Familjen Mbretërore, Princin Leka dhe Princeshën Elia, me rastin e 90-vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare dhe në kremtimin e ditëlindjes së Naltmadhnisë së Tij, Mbretit Ahmet Zogu I. Historia dhe kultura e pasur shqiptare janë testament dhe mishërim i vlerave tona sublime perëndimore,” shkruante kreu i qeverisë kosovare në rrjetet sociale.


<
>
2 3 4 5 6 7 8

“Si Familje mbretërore në pushtet midis 1928-ës dhe 1939-ës, si një familje e shquar e Matit më përpara, dhe si Familje Mbretërore në mërgim deri në vitin 2002, familja jonë ka qenë përherë e përkushtuar ndaj mbrojtjes dhe stabilitetit të vendit, si edhe ndaj bashkimit dhe zhvillimit kombëtar. Me rikthimin tonë në atdhe, roli dhe misioni ynë në shërbim të Kombit ka marrë trajta të reja. Prandaj është drejt të ardhmes që dua të përqëndrohem. Sot, sikurse shprehej Preambuli i Kushtetutës së 1928ës, çështja themelore është si t’i sigurojmë “brezit të ardhshëm një mbarëvajtje të meritueshme”,” tha Princ Leka.


Ndërkohë editoriali i ditës i drejtorit të gazetës Mapo, Ervis Iljazaj trajtonte pikërisht çështjen e 90-vjetorin e monarkisë.

Shkrimi me titull: “Monarkia bëri shumë për Shqipërinë, Shqipëria nuk bëri asgjë për monarkinë” u bë shkrimi më i lexuar i ditës.

Lexojeni tekstin më poshtë:

http://www.mapo.al/monarkia-beri-shume-per-shqiperine-shqiperia-nuk-beri-asgje-per-monarkine/


Etiketa: , ,

Pas