Duket se një ceremoni mortore ka shpërndarë koronavirusin në Delvinë. Bëhet fjalë për 3 anëtarë të një familjeje dhe fqinji i tyre (Babai, nëna dhe nusja e djalit), të cilët mësohet se janë kontakte të rastit të parë të personit të prekur në këtë qytet me COVID-19.
Personat në fjalë kanë qenë të pranishëm bashkë me kontaktin e parë në një ceremoni mortore, ku kanë qëndruar edhe gjatë natës në një ambient të mbyllur.
Dje u identifikua një rast i ri, ku person i prekur me koronavirus ishte një punonjës i policisë bashkiake në këtë qytet, duke e çuar në 6 numrin e të prekurve me këtë virus në Delvinë.
Vatra të rrezikshme të koronavirusit në vend, mbeten Shkodra, Kruja dhe Tirana. Sot u konfirmuar 78 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri.