“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im!” Me këto fjalë raciste, ekstremiste foli nëna e Konstandinos Kacifas, në ceremoninë përkujtimore. Sakaq të pranishmit duartrokitën….
Kacifas u qëllua për vdekje nga RENEA 1 vit më parë, teksa terrorizonte fshatin me armë.
I pranishëm në ceremoninë përkujtimore të vrasjes së ekstremistit grek, Konstandinos Kacifas, që u mbaj sot në fshatin Bularat është edhe kreu i Omonia-s, Fredi Bejleri.
“Edhe pas një viti nuk është sqaruar arsyeja e vrasjes së Kacifasit”, deklaroi ai.
Sipas tij, Shqipëria që do të hyjë në Evropë, por nuk respekton të drejtat e njeriut. “Ka një klimë terrori në minoritet dhe kjo është arsyeja pse nuk erdhën njerëzit”, shtoi ai.