Një 46-vjeçar është arrestuar në Cërrik. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë F.Q., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në mënyrë të vazhdueshme dhe duke e kërcënuar me jetë, me një armë të ftohtë (bajonetë) e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi i policisë:
Cërrik
Ushtron dhunë dhe këcënon me jetë bashkëshorten, vihet në pranga nga Policia 46 – vjeçari.
Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:
F.Q., 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në mënyrë të vazhdueshme dhe duke e kërcënuar me jetë me një armë të ftohtë (bajonetë) e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale ” Dhunë në familje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.