Një makinë është djegur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Cërrikut. Automjeti ishte në pronësi të Isuf Kamberajt, por përdorej nga djali i tij Englantino Kamberaj. Bëhet fjalë për një oficer policie. Englantino Kamberaj është polic pranë Drejtorisë Vendore në Elbasan. Zjarri dyshohet se mund të jetë një kërcënim ndaj oficerit të policisë.
Në momentin që i është vendosur zjarr, makina e policit ishte e parkuar pranë banesës. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen. Pak ditë më parë një tjetër makinë që përdorej nga një polic, i është vendosur zjarri në qytetin e Gramshit.