Një aksident është regjistruar sot në aksin Gramsh-Çërrik. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Për pasojë mjeti, në pronësi të një punonjësi policie, është përfshirë nga flakë.
Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se ka qenë vet efektiv Dritan Meçaj që i jepte makinës, e për pasojë ai ka mbetur i lënduar.
Po ashtu bëhet e ditur se shkak i aksidentit në fjalë është bërë një gropë, të cilën drejtuesi i mjetit ka dashur ta shmang.
Ndërkohë, punonjësi i policisë është dërguar ne spitalin e Elbasanit për ekzaminime, pasi ka marrë disa dëmtime të lehta./BW/