Aktualitet

Certifikata e vaksinimit, Rama: Po punohet që të njihet në sistemin e BE














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:13 - 08/09/21 |
mapo.al

Certifiakta e vaksinimit që marrin shqiptarët do të njihet së shpejti nga sistemi i Bashkimit Europian dhe kjo mund të arrihet brenda datës 15 shtator. Kjo u bë me dije nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimeve në qendrën shëndetësore nr.1 në Tiranë. Deri më tani, janë vetëm disa vende që njohin dokumentin e vaksinimit, por nuk njihet në sistemin e integruar online të BE.






Rama tha se po punohet për njohjen së afërmi të Certifikatës së Vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian, ndërsa Manastirliu dha datën 15 shtator, si afat për përfundimin e proceduarave. Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se studentët që nuk janë vaksinuar, nuk do të lejohen të futen në auditore.


“Duhet të përsëritet që vaksina jo domosdoshmërish të mbron nga infektimi edhe pse probabiliteti i infektimit është shumë i ulët, por në momentin që infektohesh të mbron nga vuajtjet dhe format e rënda.







Studentët që nuk do vaksinohen, nuk do të hynë në auditore sepse pjesa që është e vetëdijshëm dhe do të mbrohet, nuk mund të kërcënohet nga ata që besojnë në teori konspiracioni.



E njëjta gjë vlen për mësuesit, për administratën. Nuk ta ka borxh pjesa tjetër protestën kundër shkencës, nuk mund të kërcënosh jetën e të tjerëve.

Ne kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv dhe sot jemi më të mbrojtur. Ne nuk mund të hyjmë në situata të rrezikshme prej atyre, këtu ndahen gjërat. Masat detyruese po i bën gjithë bota, por ne i kemi më të buta. Po punohet për njohjen së afërmi të Certifikatës së Vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian”, tha kryeministri.

Manastirliu bëri me dije se është rritur numri i qytetarëve të interesuar për t’u vaksinuar, teksa shtoi se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 2 mln vaksina anti-COVID dhe deri në dhjetor, ky numër pritet të shkojë në 3 milionë.

“Numri i vaksinave të mbërritura më shumë se 2 milion, deri në dhjetor pritet që numri të shkojë në 3 milionë numri i vaksinave. Me pedagogët dhe mësuesit po ecim mirë dhe data 30 shtator është lënë si një ditë ku do bëhet një bilanc sa i përket mbulesës vaksinale.

Do të ketë edhe një monitorim të long COVID dhe të ketë mundësi për të bërë analiza falas një herë në vit, për të moshuarit. Po përgatisin grupe vaksinimi edhe për në universitet dhe në konvikte. Po punojmë që të njihet edhe Green Pass në vendet e Europës besojmë se do arrihet brenda 15 shtatorit”, theksoi ministrja.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas