Kryesore

Ç’është kjo kimi e Ndraghetës me rilindjen..








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:41 - 25/01/21 |
Mapo.al

Përgjimet e Antimafias italiane ku një seksion jo i vogël i kushtohet lëvizjeve të organizatës Ndragheta për të pastruar paratë në Shqipëri, janë të paktën aq domethënëse, sa Edi Rama të mos mund t’i zbehë duke u nxjerrë përballë një portret si Taulant Balla, i cili sot fajësoi kreun e Opozitës për gjithë këtë histori.



Pa e shpjeguar, e pa dhënë asnjë argument, po thjesht me skemën e njohur, thuaj diçka për të bërë një devijancë, një intrigë, për të larguar sa më shumë vemendjen nga skandali.


Kjo s’ka për t’u mbyllur kaq lehtë nga rilindja.




Sepse nuk e ka në dorë drejtësia e re e Edi Ramës, por antimafia italiane, një prej zyrave më me prestigj në botë.



Dhe, Italia kësaj radhe e ka marrë shumë seriozisht betejën me mafian.


Megaprocesi i nisur në Kalabri, do të jetë vendimtar.

Rasti i Shqipërisë dhe përfshirjes së qeverisë dhe zyrtarëve të lartë, nuk është një efekt anësor. Dihet se një prej problemeve më të mëdha që ka një klan famëkeq kriminal si Ndragheta, është jo si t’i bëjë paratë, por si t’i pastrojë ato.

Dhe këtu del në skenë vendi ynë, si lavatriçja e madhe e këtij projekti.

Lexo edhe :  Mapo nesër: Antimafia italiane, përgjimet që po trazojnë keq rilindjen

Gjërat ngelen gjithsesi për t’u verifikuar. Edi Rama prej 4 ditësh nuk komenton asgjë, edhe pse në zakon e ka që t’i kthejë përgjigje në FB edhe ndjekësve që pyesin për gjëra pa shumë interes publik.

Ajo çka bie në sy në këto fashikuj që janë zbardhur deri tani në mediat tona, është përtej agresivitetit në të kërkuarit të kontratave, lejeve, licensave. Eshtë kimia e kësaj organizate mafioze me rilindjen.

Ata janë të kënaqur në vitin 2017 me qeverinë e kohës, por sidomos janë të lumtur që zgjedhjet po i fitojnë sërish ata.

Kjo lidhje mund të shpjegohet edhe me faktin se ata kanë investuar në kontakte apo në favore dhe nuk duan nderprerje të raporteve. Por ngjan se më shumë se aq, është tek stili, tek mënyra, tek afrimiteti mes palëve.

Ndragheta ndihet mirë me rilindjen dhe kërkon që ata të vijojnë të jenë në pushtet.

A mund të kishte ndodhur kjo me një qeveri të PD-së? Mbase. Por kimia e atyre përgjimeve flet shumë. Dhe kjo duket se është pjesa më e rëndë e akuzës.

 

48


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas