‘Çështja Balili’: 10 pyetjet që çudisin Mustafa Nanon

Nga Mustafa Nano

I shumëkërkuari Kelmend Balili, me aq sa është dukur këto ditë, është një djalë i edukuar, me pamje paqësore, me vështrim si të pafajshëm. Ai fliste me zë të ulët, me tone të shtruara, aq sa, i krahasuar me politikanët që bëjnë ligjin në shqipëri, ai më ngjante me një gentleman të vërtetë. Përfundimi? Edhe një personazh i malavitës është një gjë më delikate sesa të zgjedhurit tanë.



Kelmend Balili ka në dosjen e tij penale, të paktën sipas avokatit të tij, veç një akuzë që lidhet me transportin e një sasie kanabisi, në të cilën nuk provohet dot që ai është i përfshirë. Asgjë tjetër veç kësaj. Dhe unë jam i shokuar prej këtij fakti. Ky na qenka Eskobari i Ballkanit?

Pse gjykata ka vendosur masën e arrestit, ndonëse provat mungojnë? Mos ndoshta nën presionin e aktorëve jashtë gjyqësorë? Janë të lirë e guximtarë gjyqtarët tanë për t’i dhënë pafajësinë e merituar një njeriu, për të cilin të gjithë mendojnë se është fajtor?

Çfarë kanë në dorë kundër tij agjencitë e Interpolit, të cilat e kanë shpallur në kërkim? Pse institucionet tona nuk i disponojnë provat e Interpolit?

Çfarë ka ditur ambasadori amerikan që gjëmonte e sokëllinte kundër Balilit? Pse gjërat që ai ka ditur nuk janë përfshirë në dosjen penale në ngarkim të Balilit?

Pse Balili është arrestuar në datën 15 janar, një datë e përcaktuar prej tij, gjë që del edhe nga intervista dhënë gazetarit Hoxha, dhe jo në datën 14, kur ai ka fjetur në shtëpinë e vet?

Ç’kuptim ka kushti kafkian apo oruell-ian që Balili i ka vënë policisë gjatë negociatave të dorëzimit për një proces të drejtë penal? Kaq i trashë është Balili sa të mos kuptojë se ky kusht nuk ka kuptim? Kaq i trashë është ai sa të mos kuptojë se një garanci e tillë nuk ka kuptim të jepet nga askush, aq më tepër nga policia, ku ai po dorëzohej pas negociatash? Pastaj, ç’janë këta policë që kanë rënë dakord me një kusht të tillë? Janë policë që mendojnë se kanë në dorë procesin e gjykimit?

Pastaj, pse Balili ka qenë i sigurtë se policia do të respektonte një marrëveshje gentlemanësh me Eskobarin e Ballkanit?

Pse kanë qenë të nevojshme muaj të tërë negociatash mes policisë e Balilit, në një kohë që shqetësimet e këtij të fundit kanë qenë të bazike e minimale?

Merret vesh se Balili nuk ka qenë pjesë e negociatave. Se ç’kuptim do kishte të ishte ndryshe? Kështu që i bie se dikush ka negociuar në emër të Balilit, dikush që ka qenë në dijeni të vendndodhjes së shqiptarit më të kërkuar. Dhe ky njeri, në vend të arrestohej që fshihte vendndodhjen e njeriut më të kërkuar nga policia, u zgjodh si negociator!!!???

Mua më kërcet e gjitha kjo.

*Monologu i emisionit ‘Provokacija’


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252