Dikur

Çështja Çame është çështje e të Drejtave të Njeriut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:53 - 10/12/19 |
Nexhat Merxhushi

10 Dhjetori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Në këtë Ditë të Shenjtë për gjithë botën demokratike mund të themi se nuk duhet të ndalen përpjekjet derisa çështja çame, kjo padrejtësi historike, të gjejë zgjidhjen e plotë dhe finale. Kurse për 7 Dhjetorin, “Ditën Ndërkombëtare të Gjenocidit”, edhe çamët kanë se çfarë të thonë. Çështja Çame përbën ende një plagë të historisë sonë kombëtare, por edhe një dhunim të rëndë të drejtave universale të njeriut. Është e papranueshme që sot e kësaj dite mbi anëtarët e komunitetit çam vazhdojnë pasojat e gjenocidit, duke bërë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, siç është lëvizja e lirë (pengimi i të moshuarve), mosgëzimi i pronës dhe kthimit në vendlindjen e të parëve të tyre.Greqia shkel Konventat Ndërkombëtare, të nënshkruara nga vetë ajo.


Konventat Ndërkombëtare


Ligjet, Aktet dhe Konventat Ndërkombëtare, në të cilat Republika e Greqisë është pjesë dhe i ka firmosur, nuk mund të parashikojnë diskriminime të padrejta, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, për shkaqe të tilla si: gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare, statusi i pronësisë etj.Konventa për Gjenocidin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së doli më 11 dhjetor 1946. Konventa sanksionon se “Genocidi nuk mund të jetë kurrë një çështje e brendshme e cilitdo vendi qoftë” (The Washington Post, me 9.5.1946) Ja ç’thotë Konventa tjetër e OKB-së për Gjenocidin,(e vitit 1948), artikull 2 : “Gjenocid është çdo akt që bëhet me qëllim për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht grupe kombëtare,etnike, raciale ose fetare, duke vrarë pjesëtarë të atij grupi, me qëllim eliminimin fizik të tyre, pjesërisht ose totalisht”.


Kurse Rezoluta e kohëve të fundit, nr. 1964, e Këshillit të Sigurimit të OKB –së, datë 28.4.2006, “Ngarkon Këshillin e Sigurimit të veprojë në mbrojtje të civilëve në konfliktet e armatosur dhe të mbrojë popullatat nga gjenocidet dhe krimet e luftës, pastrimin etnik dhe krimet ndaj njerëzimit”. Zyrtarët grekë, edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të mbajnë një qëndrim racist ndaj shqiptarëve, madje ende nuk kanë shfuqizuar Ligjin e Luftës dhe nuk njohin minoritetet në Greqi. Minoriteti shqiptar në Greqi dhe ai grek në Shqipëri, u njohën në Lidhjen e Kombeve, në Lozanë (1925). Vetë ish-kryeministri i Greqisë Eleftoro Venizelos, njoftonte Sekretaren e Lidhjes së Kombeve, Sir Eric Drummond se “myslimanët shqiptarë si shtetas grek, por me kombësi shqiptare, nuk janë turq, por shqiptarë”. Kurse përfaqësuesi i Greqisë në Lozanë Kakllamanios, më 1925 deklaronte se “shqiptarët jetojnë në një rajon qartësisht të përcaktuar të Epirit edhe të së njëjtës fe me turqit, nuk janë bashkatdhetarë me ta.” (Mihallopulos te libriJ çamidhas).


Greqia vazhdon të shkelë sot “Konventën mbi Mosparashkrimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit”, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970.Kjo Konventë rikujton rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, datë 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947, në lidhje me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe Rezolutën 95 të 11 dhjetorit 1946, që konfirmon parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, të njohura nga Statuti i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi, si dhe rezolutat e dhjetorit 1966, nëpërmjet të cilave Asambleja e Përgjithshme ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit shkeljen e të drejtave ekonomike dhe politike të popullsive autoktone, siç është popullsia e martirizuar e Çamërisë, ku pjesës myslimane iu grabitën pronat, kurse popullsisë së krishterë i mohohet sot identiteti kombëtar, shkolla dhe gjuha amtare. Si qeveria e Zogut ashtu edhe ajo e Enver Hoxhës, zbatuan me përpikëri trajtimin e minoritetit grek në Shqipëri, kurse qeveritë e njëpasnjëshme, postkomuniste me premtime boshe mohuan ekzistencën e minoritetit çam në Greqi. Pranuan tezën greke “Tëashtuquajturit çam”. Për cilindo nga krimet e kryera në Çamëri, dispozitat e kësaj konvente kërkojnë të vihen në zbatim edhe “ndaj përfaqësuesve të autoritetit të shtetit që tolerojnë kryerjen e tij”, theksohet në nenin 2, pra edhe qeveria aktuale ka përgjegjësi për çfarëdo qëndrimi zvarritës në dhënien e të drejtave të mohuara popullsisë çame në ditët e sotme.Në pikën 1 të nenit 3 të këtij protokolli, theksohet:


“Askush nuk mund të dëbohet me anë të një mase individuale ose kolektive nga territori i Shtetit, shtetas i të cilit ai është” dhe në pikën 2 të të njëjtit nen nënvizohet: “Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta për të hyrë në territorin e Shtetit, shtetas i të cilit ai është”. Nga ana tjetër, Greqia si anëtare e Këshillit të Europës e ka ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut e, megjithatë, ajo vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, duke i akuzuar pa të drejtë si bashkëpunëtorë të nazifashizmit. Në pikën 2 të nenit 6 të kësaj Konvente thuhet: “Çdo person i akuzuar për një shkelje të ligjit, prezumohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të provohet ligjërisht”.Në fakt, pafajësia e çamëve është provuar ligjërisht nga Gjykata e Diktimit të Janinës, në shkresën me numër protokolli 1837, datë 29 shtator 1976, dërguar Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë së Shërbimeve Kriminale në Athinë.

Absurditet, Greqia mohon minoritetet

Në lidhje me minoritetet Greqia kërkon një shtet të pastër etnik (Një absurditet i papranueshëm sot në botë). Për këtë nobelisti Havel thotë “Ajo që duhet të shikojmë për të ardhmen tonë është utopia e shtetit të pastër etnik. Ky mesazh është mesazhi më i tmerrshëm që kam dëgjuar në jetën time”. (Gazeta Panorama 19 tetor 2016).Në rrugën e tyre për të zhdukur etni të tjera jo greke dhe fetare, një ndihmë të madhe iu dha atyre Kisha Ortodokse Greke. Që nga vitit 1832 dhe sidomos në 1844, me shpalljen e Megalidesë nga Jani Koleti, u frymëzuan bandat greke me parullën “Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën”. (I.Kordhates te libri “Istoria tis Enoteris Elladon”, 198 Athinë f.132).Elita politike greke e asaj kohe shprehej me haptas për pushtime.Guvernatori i Epirit më 1913 dhe më vonë Kryeministri i Greqisë, Pati Haqi, pa ia bërë tërr syri theksonte “Mos ushqeni asnjë iluzion. Edhe në rast se do detyrohemi të braktisim Epirin, ne nuk do të lëmë asgjë nga pas, veçse tokë djerrë. Çdo gjë që ngrihet mbi këtë tokë do të rrafshohet”.Po kështu lëshonte thirrje shovene edhe ish-kryeministri i Greqisë Elefteros Venizelos. Jo më kot Albanologu i dëgjuar gjerman Gustav Majer thoshte:

“Grekët janë mjeshtra aneksimesh”. Feja është ajo që me parullën “Çdo Ortodoks është grek”, përvetësoi territore të mëdha dhe rriti popullsinë.Urrejtja greke karshi feve të tjera dhe sidomos ndaj Islamizmit, u shkarkua mbi shqiptarët myslimanë. Raporti Britanik “Force 399”, i Nënkolonel Palmer, i vitit 1945 thotë: “Urrejtja greke karshi myslimanëve shqiptarëështë tradicionale”.Utopia e një shteti që kërkon të jetëi pastër etnikisht, ka dëmtuar dhe dëmton akoma çështjen çame.

Mizoritë mbi çamët, dëshmitronditëse nga vetë grekët

Qeveritë shqiptare njëra pas tjetrës, pajtohen me heshtjen zyrtare, ndaj ky problem mbetet i pazgjidhur. Heshtja zyrtare 45-vjeçare, krijoi një boshllëk në zgjedhjen e këtij problemi. Këtë boshllëk e mbushi propaganda e fuqishme akademike greke me sajesat e saj. Të vërtetën na e zbulon, dashur pa dashur, kronisti i Napoleon Zervës, Miridhaqi. Citojmë nga libri i tij “Agones Tis Filisi Ethiqi Antistasi EDES-EOEA”, 1941-1944, Athinë 1952,f.191: “Për pastrimin e gjithë krahinës (Çamërisë) nga çamët u caktuan Komanda e Përgjithshme nën udhëheqjen e Agoras dhe Gallanit, sidhe 11 Batalione të komandës së përgjithshme”.Historiani Jani Shara në librin (Istoria perihois Igumenicas 1500-1950, Athinë 1985, F.205) thotë:“Ditën e parë të shpalljes së luftës, Metaksai i arrestoi gjithë myslimanët çamë dhe i internoi në Ishujt e Egjeut. Ky veprim i tij ishte një gabim i madh, sepse në këtë rast elementin mysliman e vendosi në kampin armik. (faqe 607).“Njerëzit e ndershëm grekë, nuk ishin dakord për veprimete ndërmarra nga qeveria greke ndaj çamëve.Ja çfarë u thotë një qytetar grek oficerëve nga Gjiriti: Ky vendim (për internimin e çamëve) nuk është i drejtë. Ju jeni të huaj, sot jeni këtu, nesër nuk jeni. Ne do të bashkëjetojmë me ta (me çamët) dhe ne do t’i paguajmë gjithë të këqijat” (faqe 617). Po ky autor vazhdon: “Vendimi se shqiptarët çamë do të bashkëpunonin me okupatorin bazohej vetëm në hipoteza”. (f.618) . “Çamët, që ishin ushtarë në ushtrinë kombëtare greke, kërkuan armë për të luftuar okupatorin, por nuk u dhanë, veçse kazma e lopata”. (f.606)

Edhe shkrimtari dhe historiani grek Niko Zhango, në librine tij “Imperializmi anglez dhe lufta e popullit grek për liri” jep dëshmi rrëqethëse: “Nuk është e mundur të jepet numri i saktë i shqiptaro-çamëve të Paramithisë që u ekzekutuan në grupe ose veças, sepse në këtë qytet kishin gjetur strehë edhe shqiptaro-çamëtë fshatrave përreth, por dua të theksoj atë çka më thanë edhe edhesitët (zervistët) nga ato çka mbajnë mend: “Më 27 qershor mbasdite u përhap nëpër shtëpitë e Paramithisë një hije e zezë. Andartët, me pushkë në dorë, hynin në shtëpitë e shqiptaro-çamëve dhe bënë atë që menduan dhe si deshën”.Dhe Zhango vazhdon: “Nga sa munda të mbledh mund të shikojmë fytyrën tonë në pasqyrën e historisë. Do të duhet të na vijë turp për të gjitha ato që nuk ngjajnë me krenarinë e popullit tonë dhe të krenohemi me vepra trimërie. Therjet e grave dhe të fëmijëve nuk përputhen me zemrën e madhe të popullit të Epirit, i cili do që në histori të mbetet i pastër e trim.” (f.87)Me poshtë, po ky autor, thotë: “U ekzekutuan 18 veta te Përroi i Karjotit, 11 veta në Shën Panaja, 27 veta poshtë vendit të 49-ve dhe shumë të tjerë në shtëpitë e tyre, në rrugë e kudo që gjendeshin. U ekzekutua Hamdi Demi (me tre djemtë), Lih Pronjo (e veja e Azem Pronjos), Isuf Pronjo, Qazim Rexhepi, Salih Hafuzi dhe djemtë (Tati, Nuhu dhe nipi Haki Myftari), Meko Pronjo, motra e Lihut (të cilën e kryqëzuan me gozhdë). Bile vranë lypsarin bari, Dautin, i cili s’ishte në gjendje për asgjë , veçse tregonte mungesën e tij mendore dhe ia bënë rrobat copë e cikë. Ekzekutuan Myftiun (Hasan Avdullanë) me gruan dhe fëmijët”, (faqe 90-91). “Vranë Muharrem Bollatin me të birin, Brahon 12-vjeçar, dhe me të shoqen.Të shoqen e Rahmi Nurit, Sanijen,e dogjën të gjallë. Ekzekutuan Harun Iljazin, 14 vjeç, Agako Bollatin, Beqir Hysenin, Xhelal Bollatin dhe te birin, Fuatin. Qani Bollatin dhe të birin 11 vjeç. Djalin e Tahir Bilit, 8 vjeç. Rexho Berberinme gruan dhe vajzat, 8-10 vjeç. Avdo Himen dhe Abedin Bakon, Fejzo Bakiun, Rexhep Breken, Vesel Breken, gruan e Nuhut të Asim Dinos, me vajzën dhe djemtë (13 vjeç Lutfiu dhe 10 vjeç Asimi) fëmijët e vajzës.Omer Muratin, Omer Merxhushin, Vëllezërit Esat, Emin, dhe Enver Elezi. Met Elezin, Haxhi Shehun. Djalin e Agako Beqo Sadikut (Nedinin, 11 vjeç). Malo Kekeçin e therën si në oborrin e shkollës. Çafa dhe Haki Milen, Malo Salicën, Avdulla Salicën 17 vjeç, Hajri Kupin dhe shokun e tij Mustafa, Kupin e Dem Beqirit,Maksut Beqirin me të shoqen etj. (f.258-259).Në shtëpinë e Sali Hafuzit vdiqën mbi 30 fëmijë nën 3 vjeç. Kurse pranë shtëpisë së Sali Hafuzit, shtëpia e Sulo Tarës, Zervistët ndanë një grup vajzash dhe nusesh të reja dhe i mbajtën në atë shtëpi për 1 natë, vetëm për 1 natë. Ne dëgjonim ulërimat e tyre…

Të nesërmen i çuan edhe ato në shtëpinë burg të Sali Hafuzit.Jani Sharra tregon për masakra të tjera në faqet e librit që treguam më sipër (670.270.668, 87 etj.)(Në Filat, Vanër tëFilatit, Zervistët vranë 65 çamë dhe të tjerët i hodhën nga ura e Nacit. Në Margëlliç gjetën të paralizuar Qamilin me gruan e tij, të cilët i vranë. Në Karbunarë gjithëçamët që u gjetën u hodhën nëpër kanale të vrarë. Vranë 3 vajza tëMuharrem Agushit, nusen e Hantos dhe Ajishe Agushin. Në Pargë shqiptaro-çamët e pambrojtur tek anglezët. Këta i dorëzuan te zervistët qëi pushkatuan në Kalanë e Pargës).Ka dhe dëshmi të tjera nga autorë grek (historianë, shkrimtarë, politikanë), të cilët tregojnë ato që kanë parë dhe dëgjuar. Pra, këto që shkruaj janë të autorëve grekë dhe jo të miat. Unë kam shumë më tepër për të thënë, por sot po flas me gjuhën e tyre.Çfarë thotëJani Sharra:“Këto ngjarje janë plotësisht të vërtetuara, të kryqëzuara dhe të padiskutueshme. Shumë nga këta autorë kanë vdekur prej kohësh, të pakët që rrojnë do t’i kujtojnë dhe do të pendohen. Këto ngjarje ndodhën para syve të autoriteteve dhe me bekimin e tyre” (faqe 632)“Me stabilizimin e shtetit pas çlirimit dhe me favorizimin egjykatave reaksionare të cilat gjykonin njerëz në bazë të të dhënave. Myslimanëtçamë u dënuan në mungesë si kriminelë dhe spiunë dhe që të gjithë u dënuan me vdekje, me burgim të përjetshëm dhe me ndalim të përhershëm për t’u kthyer në vendin e stërgjyshërve të tyre. Gjithashtu, edhe me konfiskim të të gjithë pasurisë në favor të shtetit helen” (Faqe 673).Po ky autor thotë fjalët e grekut Kristo Pitoli në kohën e internimit tëçamëve, në 1940.“Ky vendim nuk ështëi drejtë. Ju jeni të huaj nga Kreta, sot jeni këtu, nesër nuk jeni. Ne do të bashkëjetojmë me ta dhe ne do t’i paguajmë të gjitha të thyerat” (Faqe 617)Në një emision në kanalin grek “Skynews.gr”, historiani parashikon se si do të avancojë Çështja Çame dhe se si popullsia e përzënë nga trojet e veta në Çamëri do të arrijë të kthehet për të marrë pronat e veta bashkë me dëmshpërblimet.

Historiani Mihalopoulos ka thënë se Ligji i Luftës është sot në fuqi me qëllimin e vetëm për të penguar kthimin e pronave të popullsisë çame. “Çamët ishit pronarë tokash dhe ishin të fuqishëm. Janë shqiptarë, dinakë dhe të aftë, mund t’i marrin pasuritë e tyre dhe do të zotërojnë fuqi ekonomike shumë të madhe në rajon. Prandaj ekziston Ligji i Luftës që të vazhdojë të mbajë të bllokuara pronat e popullsisë çame”, thotë ndër të tjera historiani grek. Aiargumenton se Çështja Çame është çështje e të drejtave të njeriut dhe se Greqia e ka firmosur Traktatin e Lisbonës për të drejtat e njeriut dhe është e detyruar ta njohë atë.“Çamët mund t’i marrin pronat se duke firmosur Traktatin e Lisbonës njohëm dhe Kartën e të Drejtave të Njeriut. Çamët do të vijnë dhe do thonë: Më shkele të drejtat e njeriut dhe më more pronat, tani m’i kthe prapa. Dhe do t’i marrin bashkë me dëmshpërblimet. Dhe mos harroni se çamët i kanë titujt e pronësisë dhe janë pronarë trojesh të konsiderueshme në Çamëri”.Një projekt kriminal i padënuar është më i rrezikshëm se një organizatë terroriste. Greqia kurrë nuk gjen kurajon të pranojë të vërtetën e kasaphanës kundër popullsisë çame. Ndaj tragjedia çame mund të thuhet se bëhet kështu një problem edhe më tragjik. Ndërkohë që sipas kronikanit të Zervës, Miridhaqi: Çamëtpër të mos dhënë llogari për krimet e kryera, u larguan për në Shqipëri bashkë me gjermanët. (Miridhaqi f.194). Zyrtarët e lartë grekë fshihen pas gishtit, duke u justifikuar ende me të ashtuquajturin “bashkëpunim të çamëve me gjermanët”. Por vetëgrekët pranojnë se shumë çamë ishin inkuadruar me ushtrinë e EAMI-it kundër gjermanëve: “Më 22 dhjetor 1944 filloi mësymja e përgjithshme e forcave EA-ELLAS, dhe skuadrat epiriote me batalionin shqiptar sulmuan vijën CAMANDA, LIKO,BARBUR, VORTOP, RAVENI dhe PENDE E KLISJES” (Miridhaqi f.280). Një amerikan me origjinë greke, që kishte shërbyer si oficer në ushtrinë amerikane, si agjent special i OSS, akuzoi ashpër Zervën në Senatin Amerikan, si një bashkëpunëtor të gjermanëve të tipit Mihailloviç (agjenti quhej Kuvaris). Komanda gjermane kishte marrë në mbrojtje edhe Doroteun,i cili shkeli besën e dhënë mitropolitin e Paramithisë, i cili i preu në besë çamët para fillimit të masakrave, duke u bërë garant për moscenimin e tyre nga zervistët. Doroteun organizoi bashkë me anglezët takim tëçamëve me Zervistët, duke isiguruar ata (Çamët), se nuk do të pësonin gjë nga Zerva dhe të rrinin të qetë.

Doroteun dhe Zerva i donin çamët atje që t’i vrisnin të gjithë. Njëlloj si Sllovodani,qëi donte kosovarët në Kosovë dhe kur Klarku i thotë: Si i zgjidhni problemet me kosovarët?, Sllovodani i Përgjigjet: Që t’i vrasë të gjithë.Kisha Ortodokse është armike e vjetër e shqiptarëve myslimanë. Mitropoliti i Threspotisëi vitit 1913 Neufoti, kur u vranë 72 çamë nëpërroin e Selanit të Paramithisë tha: E kam për nderëqë vramë mbeturinat e fundit të islamit në Greqi.Ja urdhri ikomandës gjermane të Paramithisë, më 1944: “Komandanti i garnizonit gjerman të Paramithisë, Shvarc, vë në mbrojtje të forcave gjermane mitropolitin Doroteu dhe çdo atentat kundër tij konsiderohet si atentat kundër forcave gjermane dhe do të ndëshkohet rreptësisht”.Atëherë, kush ishte “bashkëpunëtor i gjermanëve”, çamët e paorganizuar, apo grekët të organizuar me një qeveri kuislinge? Masakrat masive filluan më 27 qershor të vitit 1944 dhe përfunduan në mars të vitit 1945, ku u spastrua etnikisht një popullsi prej 35.000 banorësh. Nga kjo fushatë spastrimi u vranë të paktën 2.500 persona, të moshuar, fëmijë dhe gra, të gjithë civilë dhe vdiqën dhe rreth 2.000 të tjerë nga vështirësitë e mëdha të migrimit.

Para masakrave ishte internimi

Mbaj mend internimin që iu bë çamëve në vitin 1940, para se Italia të pushtonte Greqinë. Masakra ka pasur edhe në vitin 1943, kur zervistët përveç vrasjeve morën edhe bagëtitë. Në atë kohë grekët na paragjykuan, pa e parë akoma okupatorin na quajtën bashkëpunëtorë me okupatorin italian dhe të gjithë burrat nga mosha 17-70 vjeç i internuan në ishujt e Egjeut.Iniciatorë të këtyre masakrave ishin shteti dhe kisha greke. Ekzekutuesit kryesorë të masakrave te çamët myslimanë shqiptarë ishin gjiridasit, ishin nga Kreta, që internuan çamët me forcë dhe dhunë në ishujt e Egjeut.“Unë dëshmitari i gjallë, kujtoj gjyshen time që zervistët e tërhiqnin zvarrë, të nxirë në fytyrë dhe e plasën në burgun e grave, ku pas dy ditëve vdiq. Mbaj mend në fund të vitit 1940, babi tim e internuan në Ishujt e Egjeut, pa hyrë akoma pushtuesi Italian. Unë me vëllain e ndoqëm lëvizjen e tyre të lidhur dorë për dorë me litar dhe i nisën për në internim. Të dy filluam të qanim… Mbaj mend gjithashtu që gjermanët vranë 49 grekë të pafajshëm, mbasi zervistët kishin vrarë 5 gjermanë në mal dhe ligji gjerman ishte 1 me 10.

Bashkë me vëllain dhe gjyshen dhe dëgjonim ulërimat e grave kur trokisnin derën gjermanët për të marrë grekët dhe për t’i vrarë sipas ligjit gjerman. Gjyshja ime mbylli dritaren dhe tha “I raftëshkreptima”. Gjithashtu, mbaj mend kur u vranë 3 djemtë e Nurenjëve në mal me bagëti, të cilët njërit prej tyre nuk i gjenin pjesët e trupit për t’i sjellë në Paramithi që të bëhej varrimi. Gjithashtu, mbaj mend që në vitin 1943 vranë djalinexhaxhait tim, Haki Merxhushin, pa asnjë shkak. 2 zervistë erdhën në shtëpinë burg të Sali Hafuzit dhe u treguan motrave Meko dhe Hajrie sytë e vëllezërve të tyre, të mbështjellë në një shami, të Ganiut dhe Abedinit.Të motrave u ra të fikët. Gjithashtu në fund kur do niseshin gratë, pas 6 muajve në Shqipëri, në oborrin e shtëpisë burg, erdhi një Kolonel anglez me një binokël dhe na tha: Ju do largoheni këtej, boll keni qëndruar këtu. Ky nuk është vendi juaj. Ku doni të shkoni? Në Itali, në Australi, në Egjipt, në Turqi apo në Shqipëri? Të gjitha gratë njëzëri thanë: Shqipëri.Një grua plakë dëshmon që pas 3 ditëve ajo bashkë me dy gra të tjera i çuan në shkollën e Paramithisë për të pastruar klasat. Gruaja tregon: Në muret e klasave ishin të ngjitura tru dhe gjak të përzierë. Pra, masakrat më të mëdha janë bërë në shkollën e Paramithisë, në vendin e dijes, të kulturës”

Qeveria shqiptare dhe çështja çame

Siç është shprehur publicisti Kim Mehmeti, politikanët shqiptarë, me heshtjen e tyre për të kaluarën tragjike çame, blejnë fqinjësinë e mirë me Greqinë. Qeveria shqiptare asnjëherë nuk e ka ngritur çështjen e Çamëve si një çështje dypalëshe. Madje Shqipëria duhet ta ngrejë Çështjen Çame me këmbëngulje deri në padi penale në Hagë, për një zgjidhje paqësore e të drejtë. Çështja Çame nuk është e nivelit dypalësh, por e nivelit ndërkombëtar, pasi kemi të bëjmë me shkeljet e të drejtave njerëzore e fetare të Konventave Ndërkombëtare, të Marrëveshjes së Lozanës 1923-1924.Në komunizëm Çamëria nuk u përmend asnjëherë. Me ardhjen e demokracisë diçka ndryshoi, e megjithatë sërish nuk iu kushtua vëmendja e merituar. Në ditët e sotme, është zhdukur nga rendi i diskutimit. Ne lejojmë në një mënyrë apo në një tjetër që greku të thotë ‘e ashtuquajtura Çamëri’ sepse mendojmë se për të hyrë në Europë, duhet medoemos të kemi marrëdhënie të mirë me fqinjin. Nuk di sesi ta quaj…mohim identiteti? Po, mund ta quaj edhe mohim identiteti.Presidenti grek Prokopios Pavlopoulos, para pak muajsh, i ka dërguar një mesazhShqipërisë, në lidhje me integrimin europian.Pavlopoulos ka thënë se mosrespektimi i minoritetit grek dhe pretendimet për çamët, përbëjnë dy pengesa të pakapërcyeshme për Shqipërinë drejt Bashkimit Europian, duke paralajmëruar kështu se Greqia mund të mbajë një pozicion kundër vendit tonë.‘Greqia nuk e kundërshton perspektivën europiane të Shqipërisë, por sjellje si ato ndaj minoriteti grek përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim të të drejtave të të ashtuquajturve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia’, ka thënë ai.Ndërsa këto deklarata janë bërë të shpeshta, nga qeveria e Tiranësnuk ka asnjë reagim në lidhje me to.A kërkojnë grekët të drejta për minoritetin e tyre këtu, pse të mos përdoret reciprociteti edhe për problemin tonë dhe të insistohet për këtë se nuk po kërkojmë ndryshim kufijsh, as hakmarrje, por kërkojmë të drejtat tona.Për Mitsotakis, Shqipëria duhet të shmangë gjithashtu edhe retorikën për çështjet jo ekzistuese: Sa i përket Greqisë, asnjëherë nuk kam fshehur se duam dy fqinjët tanë në Bashkimin Evropian. Por ne gjithashtu presim që ata të ndërmarrin hapat e nevojshëm: Shqipëria të vazhdojë me një regjistrim të paanshëm dhe objektiv të popullatës së saj, duke respektuar plotësisht të drejtën e vetëdeklarimit dhe të garantojë në praktikë pronën dhe të drejtat e Minoritetit Kombëtar Grek. Gjithashtu duhet të shmangim veprimet që minojnë rregullat e fqinjësisë së mirë ose retorikën për çështje jo-ekzistuese. Zoti Mitsotakis junior! Ju nuk meritoni të quheni një kryeministër evropian, Edhe babai juaj, Konstandin Micotaqis, megjithëse me një bindje më konservatore, në konferencën për shtyp me kryeminsitrit Aleksandër Meksi, më 3 maj të vitit 1992, duke folur për raportet dypalëshe, ka pranuartë drejtën e pronave, por jo kthimin e çamëve. Ky ishte një fillim që çoi në Traktatin e vitit 1996.Ja çfarë ka thënë në atë kohë Kostandin Micotaqis: “Pozita greke duhet të jetë krejtësisht e pastër. Për sa i përket temës së çamëve, e bëra të qartë në të gjitha nivelet e palës shqiptare, deri te Presidenti. Greqia nuk do të pranojnë kthimin e tyre në Greqi, për arsyet, që nuk është nevoja t’i paraqes. Thashë që mund të diskutohet tema e pasurive, në bazë të një reciprociteti, të çamëve që erdhën nga Greqia në Shqipëri dhe të atyre që kanë ardhur në Greqi, me origjinë greke.Ju qeveritarë të shtetit grek, “Mbrojtës të të Drejtave të Njeriut”, mbrojtës të të drejtave të Minoritetit Grek në Shqipëri, a i dini këto vepra monstruoze, që bënë paraardhësit tuaj! Ju mbroni tezën ta lëmë të kaluarën dhe të shikojmë përpara, tezë të cilën e përkrahin dhe disa nga politikanët tanë.Ju zotërinj të zellshëm, mbrojtës të Minoritetit Grek në Shqipëri, duhet t’u drejtohuni bashkëkombësve tuaj të kërkojnë falje për krimet që kanë bërë te minoriteti shqiptar çam në Greqi, duke shkelur me të dyja këmbët të drejtat e shqiptarëve në Greqi, dhe të kërkoni Falje. Shtetet me të vërtetë demokratike e njohin faljen. Gjermania Naziste, vrau me miliona njerëz, me miliona gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ambasadori gjerman në Shqipëri Hofman, kur shkoi për njëpërkujtimore në Borovë, për Masakrën që bënë Nazistët kundër popullsisë së pafajshme shqiptare, tha: “Unë nuk kam qenë atëherë, kur bashkëkombasit e mi vranë me dhjetëra shqiptarë të pafajshëm, por si gjerman kam përgjegjësi. Kërkoj falje.” Kështu çlirohet njeriu demokrat sepse falja është çlirim.Minoriteti shqiptar çam në Greqi, u njoh zyrtarisht nga Qeveria Greke e kryeministrit Eleftero Venizellos dhe nga Lidhja e Kombeve qysh më 1925, megjithëse etnia shqiptare në Çamëri njihej që më parë, me Traktatin e Athinës e vitit 1914 (ka dokumente për këtë).

Shtypi shqiptar, evropian dhe politikanët grekë, miratuan këtë vendim të Lidhjes së Kombeve. Citoj: “Në Shqipëri të Jugës, nuk ka grekë, përveç disa grekofonëve.” (Gazeta “Korça” e datës 27 shkurt 1926, citon ish-kryeministrin grekë Pangallos.)Ju që mbroni të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, jini bashkëkohorë dhe kontribuoni edhe për të drejtat e minoriteteve të vendeve të tjera. Shteti juaj amë jo vetëm i zhduku të gjitha minoritetet, por në mënyrën më të shëmtuar, me gjenocid.Çështja çame nuk është vetëm një çështjee të Drejtave të Njeriut, por duke pasur dhe këtë brenda, ajo është ende një çështje, që kullon gjak, sepse akoma janë të freskëta gjurmët e mijërave vrasjeve, përdhunimeve, grabitjeve të pasurive, shkatërrimeve të objekteve kulturore.Në një perspektivë afatgjatë, Europa duhet të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje të çështjes çame. Qeveritë e Greqisë dhe Shqipërisë duhet ta trajtojnë atë seriozisht. Refugjatët çamë nuk mund të mbesin refugjatë të përjetshëm. Ka ardhur koha që pas këtij spastrimi etnik me dhunë të Çamërisë, Greqia të marrë të gjitha masat për të siguruar kthimin e çamëve në vendin e tyre në Çamëri, me dinjitet, sipas të gjitha konventave ndërkombëtare, që ajo vetë i ka ratifikuar.Nga ana tjetër, shteti shqiptar ka detyrimin të jetësojë rezolutën për Çamërinë dhe të bëjë të gjitha përpjekjet që kjo çështje të jetë pjesë e axhendës zyrtare mes dy vendeve, ndërkohë që duhet të vërë në dijeni OKB-në dhe gjithë organizmat e interesuar, se si “i zbaton” Greqia konventat dhe kartat ndërkombëtare.Të gjitha këto nuk ia dedikojmë popullit grek me të cilët kemi patur korrespodencë edhe pasi u bënë masakrat.

Dashamirës kanë qenë atje, dashamirës u treguan grekët edhe pasi ikëm që andej, duke na dërguar edhe letra për kohën që kemi kaluar mirë bashkë. Pra, faji kryesor ështëi elitës politike dhe kishtare greke dhe atyre që u ngjitën pas këpucës. Zerva është iniciatori kryesor i kryerjes së këtyre masakrave, ku ai vet i pranon këto masakra që janë bërë. U dërgua nga qeveriae Oglluve në Threspoti për të bërë këto masakra.U nxor nga burgu që ishte dënuar 101 vjet dhe Zerva nuk kishte asnjë shkollë publike, të gjitha kurse ushtarake derisa arriti gjeneral. Vendlindja e gjyshërve të tij, është fshati Qafëi Sulit nëÇamëri. Vet qeveria greke e asaj kohe, pranon që Zerva ka bërë masakra. Në një bisedë që pati kryeministri Plastiras me Zervën në hotelin Grand Britania të Athinës, Zerva i thotë Plastirasit “Ne të bëmë ty kryetar dhe jo sot kryeministër. Bëmë dhe Edasin”. Kryeministri i përgjigjet “Që bëtë Edasin, mirë bëtë që e krijuat, por keni vrarë dhe njerëz, keni djegur dhe fshatra”.

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas