I ftuar në emisionin Opinion, kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se mazhoranca dhe Edi Rama për çështjen e detit ka kaluar në propozimin e PD duke iu referuar qëndrimit se çështja të zgjidhet nga një gjykatë.
‘Qendrimi ynë është i njohur prej 10 vitesh. Duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo çështje u mbars për retorikë politike, dhe drejtimi tek Gjykata e Hagës ose tek një palë e tretë për opinion.
Rama ça thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë, pastaj tha që nuk ka ku të zgjerohet Greqia, pastaj tha nuk ka ku të zgjerohet pa marrëveshje, dhe dje tha do ta çojmë në Gjyaktë.
Dje ai është kthyer tek propozimi ynë i para 10 viteve. Rama njihet për propagandë, faktet flasin vetë, ai është kthyer tek propozimi ynë’, u shpreh Basha.